Dy gola dhe një asist, Januzaj shkëlqen në fitoren e të rinjve të Unitedit

Adnan Januzaj ka shkëlqyer në ndeshjen e parë në fanellën e Manchester Unitedit, pas kthimit nga huazimi nga Borussia Dortmund.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, është paraqitur te skuadra e të rinjve të Unitedit, në fitoren 4:0 ndaj Southamptonit.
Në fitoren ndaj Southamptonit, Januzaj dha kontribut të madh, duke shënuar dy gola, dhe duke bërë një asistim.
Pas kësaj paraqitje, Januzaj pritet të ftohet nga Van Gaal te skuadra e parë e Unitedit./Indeksonline/