United Hospital

Dy gola dhe asistim me Mallorcan, Muriqi paralajmëron një sezon të suksesshëm

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka gjetur dy herë rrjetën në ndeshjen miqësore ndërmjet SV Ried II dhe Mallorcas.

Skuadra spanjolle e nëpërkëmbi ekipin kundërshtar duke triumfuar me rezultat 9-0, në kuadër të ndeshjeve përgatitore para sezonit të ri.

Plot katër gola u realizuan në fraksionin e parë të lojës përmes Manu Morlanes (3’), Abdon Prats (12’, 40’) dhe Amath Ndiaye (34’).

Në gjysmën e dytë, Mallorca e ndryshoi tërësisht formacionin dhe në fushë u inkuadrua Vedat Muriqi.

ARKATANA

Me të filluar gjysma e dytë, i asistuar nga Toni Lato, sulmuesi i Kosovës e pati të lehtë të shënonte (47’).

Nuk vonoi dhe Muriqi e realizoi golin e dytë personal me kokë (53’). Kësaj radhe asistoi Pablo Maffeo, i cili e dhuroi harkimin.

Daniel Luna (59’), Josep Gaya (67’) dhe Javi Llabres (73’) ishin golashënuesit tjerë, ndërsa Muriqi ishte asistues në golin e nëntë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.