RCCOLA

Dy gjilanas arrestohen për drogë, të holla dhe municion

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën “Fehmi Agani” në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike njoftoj Policia e Kosovës.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe konfiskuar të holla në vlerë 112.50 €, dy telefona celular, dy fishek të kalibrit 7.9 mm, një gëzhojë e plumbit 5.4 mm dhe një thikë ushtarake.

Eco Higjiena

Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /rajonipress