Fundamenti

Dy fëmijë të bashkësisë ndërkombëtare: Kosova dhe Timori Lindor

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Rupert Neudeck – Kofi Annan nuk e mohon domosdoshmërinë e intervenimit në Kosovë në favor të shqiptarëve. Ai do të kishte preferuar, sikur të gjithë ne, që ky aksion të ishte legjitimuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Madeleine Albright i telefonoi atëbotë Kofi Annanin, për ti thënë se duhet të veprohet për Kosovën.

Në kujtimet e ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, dy qendrat e intervenimit të OKB-së, dalin sërish qartazi në sipërfaqe. Në vitin 1995, ganezi Kofi Annan, u emërua si i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i NATO-s në ish-Jugosllavi. Te marrëveshja e Deytonit, me të cilën SHBA-ja i dha fund luftës së tmerrshme në Bosnje, ai i qartësoi vetës pyetjes, të cilat vlejnë edhe për vatrat tjera të luftës.

Edhe në Somali ka pasur reporterë skeptik, të cilët u detyruan ti bindë se ne jetë nganjëherë duhet të veprosh me thjeshtësi. Çfarë të bëhet, e pyeti ai një gazetar, “kur njerëzit janë të uritur apo vdesin, jo për shkak të ndonjë thatësie, por për shkak se njerëzit, një grup i meshkujve, i pamundëson ata që të sigurojnë ushqim? Çfarë të bëhet? Thjesht të qëndrosh anash dhe të shikosh? Të negociosh? Apo çka?”

Kofi Annan nuk e mohon domosdoshmërinë e intervenimit në Kosovë në favor të shqiptarëve. Ai do të kishte preferuar, sikur të gjithë ne, që ky aksion të ishte legjitimuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Madeleine Albright i telefonoi atëbotë Kofi Annanin, për t’i thënë se duhet të veprohet për Kosovën.

Ajo kishte thënë:”Ju jeni Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe unë jam sekretare e shtetit e SHBA-së-kështu qëndrojnë gjërat. Por nëse do të kishim kërkuar votim në Këshillin e Sigurimit, rusët do të kishin përdorur veton dhe njerëzit do të kishin vdekur më tutje”. Kofi Annan shtoi në kujtimet e tij: ”Nuk e shpreha, por isha i një mendimit me të”.

Kofi Annan përshkruan këtë periudhë të vështirë, ai e kishte kuptuar dilemën e sulmeve ajrore të NATO-s. Këto sulme ajrore u ndërmorën pa miratimin e OKB-së, e me këtë edhe pa miratimin e Rusisë. Ai më pas, më 18 maj 1999, pasi që më herët, më 9 maj, ishte bombarduar ambasada e Kinës në Beograd, për në Maqedoni dhe Shqipëri, për të vizituar kampet e refugjatëve. Kur grupi i përbërë nga zyrtarë të lartë ju afrua kufirit me Shqipërinë, ai pa kolonën e pafund të meshkujve dhe femrave, të fëmijëve, të cilët në duar mbanin vetëm gjërat më të domosdoshme. Kofi Annan dhe bashkëshortja e tij suedeze bisedojnë me një djalosh 10 vjeçar, i cili qëndronte i ulur duke qarë pranë një gruaje 100 vjeçare, e cila vazhdimisht pyeste:”Pse po na ndodh kjo?”. Në këtë moment ishte vështirë që kësaj gruaje ti ofrohej shpresë, ngase Miloshevici, përkundër sulmeve ajrore, vazhdonte fushatën e dëbimeve.

Në një vend tjetër të botës, territorit ngjashëm të vogël si Kosova, në Timorin Lindor, falë ndërmjetësimit të suksesshëm të OKB-së, më 30 gusht të vitit 1999 u organizua një referendum popullor. Gati 80 për qind të votuesve dhe qytetarëve të Timorit Lindor u shprehën për pavarësi nga Indonezia.

KKVITI

Referendumi rrodhi mirë, por qeveria e kryesuar nga Habibie, nuk e kishte nën kontrollin e saj ushtrinë indoneziane. Pas kumtimit të rezultatit, ushtria filloi një fushatë të vrasjeve dhe shkatërrimeve dhe bëri rrafsh me tokë disa pjesë të ishullit. Pati masakra të kryera nga njësitë paramilitare dhe ushtria.

Kofi Annani ishte ditë e natë në telefon apo në udhëtime, në ujë, ajër dhe tokë.

Xanana Gusmao, presidenti i ri i Timorit Lindor, ja kishte tërhequr vërejtjen Kofi Annanit se mund të ndodhte një gjenocid, pas fillimit të fushatës së vrasjeve më 5 shtator. Për dallim nga Ruanda në Afrikë apo nga Bosnja, OKB-ja nuk u tërhoq. Kishte madje ca krenari në OKB: rreth 80 bashkëpunëtorë qëndruan vullnetarisht në Timorin Lindor, pas skadimit të ultimatumit 24 orësh dhe u përballen me rreziqet. Më 12 shtator, presidenti i Indonezisë, Habibie, kërkoi ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Ishte ky pas Kosovës aksioni i dytë, në të cilin OKB-ja, si bashkësi globale, në fund u tregua e suksesshme.

Kështu në botë ekzistojnë dy fëmijë të bashkësisë së kombeve, edhe Kosova, me ndërmjetësimin e OKB-së u lëshua në pavarësi, e cila ende duhet të përmbushet, por e cila Kosovës nuk mund ti merret më. Timori Lindor ishte shteti i dytë. Izraeli dhe Palestina, janë fëmijët më të vjetër-tre dhe katër-të OKB-së.

Vendimi për ndarje i OKB-së në vitin 1947 u konkretizua pas mos-pranimit nga shtetet arabe të shtetit të Izraelit, të themeluar më 14 maj 1948. Në lindjen e fëmijës së fundit të OKB-së bota është duke pritur që nga viti 1948. shtetin e Palestinës.

Në OKB është e grumbulluar ndërgjegjja kolektive e bashkësisë së kombeve. Nëse nuk e gjen vetën aty, “atëherë ekziston rreziku serioz që të kërkojë paqe dhe drejtësi ndokund tjetër” (Kofi Annan).

Autori është themelues i organizatës humanitare “Cap Anamur”. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën “Express”