UBT

Dy aksidente të ndara me fatalitet në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën qarkore ku ka vdekur Xh.Iseni kurse aksidenti i dytë në fshatin Lipovicë ku mbetet i vdekur A. Zymberi.

Policia në Gjilan ka njoftuar dy aksidente tragjike. Rasti i parë sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë ka ndodhur të enjten rreth orës 01:00 minuta pas mesnate në rrugën Qarkore, saktësisht përball NTP “Magjistralja” në Gjilan.

Nga hetimet e para besohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur automjeti i markës BMË X70 me targa vendore të regjistrimit që e drejtonte Xh. Iseni i lindur me 1982 me vendbanim në Gjilan, gjatë lëvizjes në rrugën qarkore nga drejtimi i rrugës së Prishtinës në drejtim te rrugës së Ferizajt dhe me të arritur në një kthesë në të majtë, e humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del jashtë rrugës në anën e djathtë të lëvizjes dhe ndalet i rrokullisur në hendek.

Si pasoj e kësaj përplasje, vozitësi pëson plagë vdekjeprurëse ne vendin e ngjarjes (në baze të raportit të mjekut kujdestar), kurse lëndime trupore pësojnë tre pasagjerët e tjerë, të cilët për momentin ndalen në trajtim në spitalin rajonal të Gjilanit e që në momentin kritik ishin në makinë bashkë me viktimën.

Hashani tha se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori publik i qarkut, i cili ka urdhëruar që me kërkesë të familjareve kufoma u dorëzohet atyre.

Hidromorava

Shqiptari e pëson nga rimorkio e një serbi në Pisjan

Rasti dytë ndërkaq ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:30 në rrugën lokale për fshatin Lipovicë saktësisht në hyrje të fshatit (i pa banuar), ku është shkaktuar aksident rrugor, ku si pasojë e humb jetën pasagjeri i traktorit i cili ka qenë në rimorkio mbi ngarkesë (dru).

Hashani tha se deri te momenti kritik ka ardhur gjatë lëvizjes së traktorit të markës Ferguson 539 pa targa të regjistrimit, të cilën e drejtonte J. Nojic serb banor rezident nga fshati Pasjan, në rrugën malore në një tatëpjetë në drejtim të rrugës së Preshevës, dhe për një moment i shkëputet rimorkio dhe rrokulliset në hendek në anën e djathtë të lëvizjes, ku me këtë rast pasagjeri A. Zymberi, mbetet nën dru që kanë qenë të ngarkuar në rimorkio, kurse pasagjeri tjetër (B. Zymberi) shpëton vetëm me lëndime të lehta trupore.

Vdekjen e pasagjerit e konstaton mjekja kujdestare nga shtëpia e shëndetit në Gjilan në vendin e ngjarjes në malet e fshatit Lipovicë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i qarkut të Gjilanit, ai ka urdhëruar që drejtuesi i traktorit ndalet në qendrën e paraburgimit për 48 orë, kurse me kërkesë të familjarëve, trupi i pa jetë i dorëzohet familjareve tha Hashani./rajonipress/