FITORJA

Durojmë gjithçka

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kam besuar për një pajtim të ri rreth çështjes së Presidentes, por tash është shumë vonë. Zbatimi i marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Pacolli s’ka alternativë.

Gjykata Kushtetuese vendimin për mandatin e Shefes së Shtetit e mori si të ishte në gjumë. Kosova është vend i paradokseve dhe e duron edhe një koalicion PDK-AAK. Eqrem Kryeziu, anëtar i Kryesisë së LDK’së, flet për Express.

Express: Ku është LDK’ja, dy vite pas ndryshimeve që ndodhën në udhëheqjen e saj?

E. Kryeziu: Të sqaroj se qëndrimet e mia nuk janë drejtpërdrejt të LDK’së, por uroj që të jenë në hullinë e politikës së LDK’së. Ndoshta qëndrimet e mia nuk përkojnë krejt me të LDK’së, për këtë gjë kërkoj falje prej zyrtarëve të lartë të LDK’së. Pra, lidershipi i ri është diçka premtues. Në fakt është e vetmja parti që e ka mundësinë dhe traditën të bëjë gjëra të tilla, të ndërrojë lidershipin dhe të vazhdojë më tutje. Nuk ka parti tjetër në Kosovë që merr hapa të tillë. Paramendoni ato parti tjera me ua ndërru liderin, aty s’mbetet kurxha, ama bash kurxha.

FIDANISHTJA

Express: Si po gjendet LDK në opozitë?

E. Kryeziu: Me të thënë të drejtën, LDK është formuar si parti e opozitës së fortë ndaj totalitarizmit të Milosevicit. Ndjenja e opozitës nuk është hequr nga LDK’ja as kur ka qenë në pushtet. Në atë pushtet të UNMIK’ut, që s’mund të merret si pushtet. Neve nuk na pengon të jemi në opozitë sepse të tillë e kemi gjenezën.

Express: Kemi parë shumë reagime të LDK’së, shumica prej tyre bëhen përmes komunikatave. Pse keni zgjedhur këtë formë të tillë të komunikimit?

E. Kryeziu: Tani ne kemi pranuar një formë të punës me e kry edhe me ekspertë. Natyrisht se ata nuk janë figura komunikatave publike. Më tepër qëndrimet e thonë në këtë aspekt. Por, ne nuk redukohemi veç në ekspertë, natyrisht se ka edhe të tjerë, për shembull Kryetari ose Sekretari. Në përgjithësi është një risi, kjo puna e grupit të ekspertëve. Por, komunikimi nuk është krejtësisht përmes komunikatave. Qe unë jam një përjashtim i rrallë, i famshëm, i lavdishëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.