Eko Higjiena

Dummer: Kompania u zaptua ilegalisht

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Gerhard Dummer drejtor në “Eco – Higjiena” tha se që nga korriku i viti 2016 kompania është zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy ish punëtor të kompanisë. Nëse nuk do të gjejmë rrugë të përbashkët ne do të ndahemi tha Dummer.

Gerhard Dummer tha se do i pasqyrojë problemet aktuale. Dummer tha se kanë ngritur të hyrat në kompani ku nuk jemi kursyer sepse atë që e kemi premtuar edhe e kemi përmbushur. Nuk e kemi zvogëluar numrin e punëtorëve. Punëtorët e larguar janë zëvendësuar tha Dummer.

Uji Dea

Dummer tha se gjatë kësaj periudhe kemi pasur përherë probleme me komunat dhe probleme me borxhet e vjetra. Problemet kanë filluar në korrik të vitit 2016 sepse deri në këtë kohë nuk kemi pasur vërejtje nga punëtorët e as institucionet juridike, e as me pushtetin. Në korrik ndodhën dy gjëra. Për herë të parë patëm një suficit dhe e dyta më 11 korrik u zaptua kompania jonë në mënyrë të paligjshme nga dy ish punëtor të kompanisë. Që nga ajo periudhë kemi probleme masovike. Këtë zaptim ilegal e kemi zgjedhur përmes policisë. Gjatë katër ditëve të uzurpimit punëtorët janë manipuluar. Kishim greva ilegale dhe humbëm shumë para diku rreth 50 mijë euro. Përkundër kësaj gjendje ne nuk e kemi ndëshkuar askënd. Pagat janë paguar me kohë dhe në kohë të caktuar. Megjithatë në janar pati sërish grevë 7 ditëshe, pa e respektuar asnjë pikë të ligjit. Në kushte dhe rrethana të tilla nuk është e mundur që kompania të udhëhiqet. Janë rreth 5 padi kundër meje dhe Senad Ramajt e Kristian Moserit. Të gjitha këto akuza vijnë nga një person i cili ka konflikt interesi. Është e vërtet që nuk kemi investuar 1.5 milion euro sepse janë dy pengesa. E para komuna investimet e veta si ka përmbushur fare. Nëse nuk do të gjejmë rrugë të përbashkët ne do të ndahemi, kjo është më e mira, edhe pse do të ishte në interes të qytetarëve që ky partneritet të vazhdojë. Ne nuk mund të mbesim peng i një grupi të vogël të punëtorëve. Ne po e ftojmë policinë e Gjykatës për të respektuar ligjin, ata neve na ftojnë në polici për intervistë. E kemi respektuar ligjin, e kemi njoftuar prokurorinë, gjykatën dhe prapë jemi paditur” tha Dummer./rajonipress/