Fundamenti

Dummer: Eco-Higjiena në buzë të humnerës ?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Natyrisht që ne respektojmë partnerin tonë publik dhe jemi të interesuar për një partneritet të mirëfilltë. Udhëheqja e kompanisë nuk është detyrë e partnerit por, e menagjmentit dhe e bordit. Partnerët do të duhej të interesoheshin për orientimin strategjik dhe krijimin e kushteve të nevojshme, thotë Gerhard Dummer, përfaqësues i autorizuar i Moser-Group nga Austria.

Menagjmenti dhe veçanërisht muajt e fundit i shumëdiskutuari drejtori ekzekutiv Senad Ramaj, kanë kryer detyrat e punës shumë mirë. Deri në qershor nuk kishte kurrë ankesa të punëtorëve dhe për herë të par patëm rezultate pozitive.

Vetëm pas zaptimit ilegal të kompanisë në korrik 2016 nga dy ish drejtor të kompanisë, nga i cili njëri është edhe anëtar i komisionit të aksionerëve të Komunës së Gjilanit, kanë filluar problemet. Senad Ramaj dhe unë me ndihmën e policisë kemi rivendosur sërish ligjshmërinë aty. Që atëherë, ne pandërprerë jemi të paditur, të kërcënuar dhe së fundi edhe fizikisht të atakuar.

Edhe pse që prej kohësh është e ditur, që këtu ekziston një konflikt i madh interesi, këto aktivitete po tolerohen nga përgjegjësit e Komunës së Gjilanit.

Edhe ne qëndrojmë prapa punëtorëve dhe punonjësve tanë mirëpo, ne nuk tolerojmë aktivitete joligjore në dëm të popullatës, thotë Gerhard Dummer.

Mobi Casa

Nëse dikush ndjehet i trajtuar padrejtësisht, ai duhet të drejtohet gjykatës por, assesi të bllokon kompaninë.
Ne e respektojmë ligjin e punës dhe poashtu të gjitha ligjet tjera të Republikës së Kosovës. Për ne, një sistem i besueshëm gjyqësor, është shtylla e demokracisë dhe parakusht për investime ndërkombëtare.

Moser-Group deri më tani në Kompaninë Eco-Higjiena ka investuar 750.000 €, dhe në këtë mënyrë ka kontribuar në zhvillimin pozitiv të kompanisë. Nga këndvështrimi jonë gota është gjysmë e mbushur kurse nga këndvështrimi i përfaqësuesve të Komunës, gota është gjysmë e zbrazët. Ka 3 vjet që ne jemi duke dialoguar për këtë dhe nuk kemi arritur zgjidhje.

Ka 3 vjet që nuk ka miratim për investime në tregje të gjelbërta mbi 1 milion Euro dhe ka 1 vjetë që bllokohet fillimi i separimit të mbeturinave në Komunën e Gjilanit. Në këtë mënyrë po e humbim edhe ndihmën e GIZ-it në këtë projekt nismëtar dhe investimin prej 400.000 €.

Nëse komuna më e madhe partnere nuk është e kënaqur me të arriturat e deritanishme, ne mund të ndahemi poashtu miqësisht siç edhe kemi filluar, thotë Gerhard Dummer.

Mirëpo ne presim një kompensim të drejtë për kontributet tona dhe nuk dëshirojmë të jemi të përzënë si qentë.
Deri më tani ekzistojnë hendeqe të thella. Urën mund ta ndërtojmë vetëm së bashku. Kjo vlen për punëtorët, për menagjmentin dhe natyrisht edhe për partnerët. Dyert tona janë të hapura përherë për bisedime./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.