UBT

Dukuri shqetësuese për qytetarët vitias janë bërë ormanët e njehsorëve elektrik

/ 2 minuta lexim

Viti – EVSB, njofton se kohëve të fundit, shqetësuese për qytetarët Vitias, janë bërë edhe ormanët ku janë të vendosura njehsorët (matësit) elektrikë.

Sot rreth orës 11:30, në rrugën kryesore të qytetit të Vitisë, “ADEM JASHARI”, përballë Stacionit Policor në Viti, gjendet ormani i hapur ku janë të vendosur njehsorët elektrik.

Nga identifikimi, dhe fotoja e dërguar nga anëtarët e EVSB-së, shihet kjartë se si është gjendja e ormanit elektrikë, e që tregon një pakujdesi, dhe një pa përgjegjësi nga zyrtarët e KEK-ut, apo KEDS-it.

Mobi Casa

Ormanët e tillë të hapur, përpos që janë shqetësuese për qytetarët, ata ndjehen të pa sigurt, dhe të rrezikuar nga rryma elektrike.

Rruga kryesore e qytetit të Vitisë, frekuentohet nga qytetarë të shumtë, përpos qytetarëve, të rrezikuar janë sidomos të rinjët dhe nxënësit që frekuentojnë këtë rrugë skaj këtij ormani elektrik.

EVSB, fton organet gjegjëse, në këtë rast zyrtarët e KEK-ut, që urgjentisht të marrin masa, të dalin në vendngjarje dhe të bëjnë sigurinë e këtij ormani elektrik, me qëllim që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm dhe të ndjehen të sigurt thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/