Fundamenti

Duke sulmuar Dobrosinin, Dacic donë të bëhet kryeministër i Serbisë!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkruan:Refik Hasani – Po përsërisim për të saten herë dhe prapë kërkojmë dhe presim që të shtohen monitoruesit e OSBE-së, por nëse dëshirojmë që shqiptarët të mbeten në këto troje duhet edhe prezenca e forcave paqeruajtëse të OKB-së apo NATO-s.

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë njëkohësisht Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të brendshme Ivica Dacic,përmes këtij aksioni që ndodhi më pesë maj ditën kur edhe filloi heshtja zgjedhore e 6 majit ,por edhe pardje në fshatin Dobrosin të Bujanocit që është edhe vende kufitar me Republikën e Kosovës ,po e forcon se shqiptarët në Komunën e Medvegjës ,Bujanocit dhe Preshevës janë të diskriminuar dhe të privuar nga të gjitha të drejtat elementare të njeriut dhe atij kolektiv.

ARKATANA

Incidenti ndodhi në vendin ku ishte selia e shtabit të përgjithshëm të UÇPMB-së .Edhe për më shumë se një dekadë që nga përfundimi i kryengritjes së armatosur nuk ka asgjë , prapë vazhdojnë arrestimet dhe montimet politike ,demilitarizimi është si asnjëherë më keq ,amnesti për ushtarët nuk ka ende,nuk ka respektim të marrëveshjes së Konçulit ,nuk ka përfaqësim në institucione lokale dhe qendrore,nuk ka investime fare,nuk kemi kthim të arsenalit dhe ushtrisë nëpër kazerma por , përkundrazi Medvegja , Bujanoci dhe Presheva është shndërruar në një poligon të vërtet ushtarak .

Nuk kemi kurrfarë oferte për të dëbuarit , zhvendosurit dhe të shpërngulurit shqiptarë ,sepse në vend të kësaj kemi më shumë tensione, lëvizje dhe pozicionime të forcave dhe arsenal ushtarak, frikë, pasiguri dhe një psikozë të pranisë së forcave të shtuara të policisë, ushtrisë dhe xhandarmërisë veçmas në Medvegjë, Malësi të Bujanocit dhe në Karadak të Preshevës./rajonipress/