UBT

Dukagjini ia “shuan” shpresat Gjilanit, për titull të kampionit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në javën e 30-të, të Superligës së Kosovës në futboll, në fushën ‘18 Qershori’ në Klinë Dukagjini ka arritë të shënon fitore tejet të madhe në ballafaqim me Gjilanin me rezultat 2-0.

Me këtë fitore Dukagjini ka shtuar gjasat shumë të mëdha që ti ikë zonës së barazhit , ndërsa kjo humbje për Gjilanin është përshëndetje nga titulli.

Me fitoren eventuale, Gjilani do të mbetej edhe më tutje përcjellësi i parë i skuadrës së Ballkanit, por me lojën e treguar nuk kanë merituar më shumë se një humbje të tillë. Gjilanasit qysh në minutën e 4-të, nuk e shfrytëzojnë rastin ideal për ta mposhtur portierin, Altik Muhaxhirin – Albert Dabiqaj me kokë gjuan por godet shtyllën pingule të vendësve.

Kapiteni Altin Merlaku, gjithçka vendos për tre minuta, së pari Ergyn Ahmeti e shërben bukur e Merlaku nga afërsia e mposht Koliqin, 1-0.

Eco Higjiena

Tre minuta më vonë Altin Merlaku nga pozita ballore nga 16 metra me goditje të fuqishme e le të shtangur portierin Enea Koliqin, 2-0.

Në minutën e 84-të, Krasniqi gjuan bukur por godet pingulen e Altik Muhaxhirit.

Me këtë humbje, Gjilani gjendet në pozitën e dytë me 55 pikë, aq sa ka edhe rivali lokal Drita, ndërsa lideri Ballkani ka tubuar 64 pikë. Në javën e 31-të, Gjilani është mikpritës i Prishtinës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.