Duka – serbëve: S’na interesojnë pikët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk i interesojnë pikët e ndeshjes Serbi – Shqipëri. Këtë përgjigje diplomatike ai ia ka dhënë televizionit shtetëror të Serbisë, RTS. Ai ka thënë se do të respektojnë çdo vendim të Komisionit Disiplinor të UEFA-s. “Nuk brengosem se çfarë do të ndodh me pikët. Unë e shoh këtë me mënyrën se si do ta përmirësojmë situatën dhe kushtet në mënyrë që futbolli të zhvillohet normalisht”, thotë i pari i futbollit shqiptar, transmeton ‘Kurir’.

Serbi – Shqipëri u ndërpre në minutën 41, pasi flamuri me ‘Shqipërinë e Madhe’ i lëshuar në stadiumin e Partizanit, çmendi tifozët serbë që hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët shqiptarë. Duka nuk dëshiron të japë parashikimin për vendimin e UEFA-s. “Ne do t’i respektojmë të gjitha vendimet e UEFA-s”, shtoi ai.

RCCOLA

Tutje, Duka theksoi se ai kishte propozuar që para këtij takimi, të luhet një ndeshje mes veteranëve të Shqipërisë dhe homologëve nga Serbia, me qëllimin për të ulur tensioned dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. UEFA, vendimin për ndeshjen do ta japë më 23 tetor.