FIDANISHTJA

Duka “ndërron mendje” për shqiptarët e Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka ndryshuar deklaratat lidhur me futbollistët shqiptarë të Përfaqësueses së Zvicrës. Para ndeshjes mes Zvicrës e Shqipërisë, të zhvilluar të martën, Duka kishte ofenduar shqiptarët e Zvicrës, ndërsa pas ndeshjes ka thënë se ishin superprofesionistë.

Për Zvicrën në ndeshje kundër Shqipërisë startuan Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Në pjesën e dytë luajtën edhe Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi. Zvicra fitoi 2:0 ndeshjen e luajtur në Luzern. Golin e parë në stadiumin e dominuar nga tifozët shqiptarë e shënoi Xherdan Shaqiri. Shaqiri, Xhaka e më së shumti Behrami janë fyer e fishkëllyer vazhdimisht nga tifozët shqiptarë në stadium. Është vlerësuar se edhe deklarata e Dukës ka ndikuar që të krijohet atmosferë e tensionuar para dhe gjatë ndeshjes.

FIDANISHTJA

“Ata ishin super profesionistë dhe nuk kishin asnjë lidhje për të rënë pre e një presioni të mundshëm psikologjik. Në fund të fundit ata kanë bërë një zgjedhje dhe do të respektojnë edhe skuadrën që kanë zgjedhur. Ky është një diskutim për mua i mbyllur me kohë. Në njëfarë mënyrë loja të martën e tregoi këtë”, ka thënë Duka të enjten (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.