UBT

Duka: Duam të shkojmë në Evropian

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tregon qartë se objektiv i Kombëtares shqiptare është të kualifikohet në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet pas dy vjetësh në Francë.

“Objektivi ynë? Shpresojmë të arrijmë të luajmë në Francë në Evropianin e ardhshëm”, ka thënë kreu i futbollit shqiptar për “SkySport24”.

Ai ka folur edhe për ndeshjen e nesërme ndërmjet ekipit të Gianni De Biasit dhe atij të Antonio Contes.

Mobi Casa

“Për ne është hera e parë që luajmë kundër Azzurri dhe është një eveniment bamirësie. Duhet të jemi të gatshëm për një paraqitje të mirë. Sigurisht, do të jetë një lojë e vështirë”, vazhdoi ai.

“De Biasi? Është një trajner i mirë, i cili e ka ndryshuar shumë futbollin tonë. Është një person korrekt dhe jemi të kënaqur me punën e tij”, vijoi Duka.

“Incidentet e ndeshjes Serbi – Shqipëri? Kemi përjetuar diçka që nuk ka të bëjë asgjë me futbollin. Atë natë kemi menduar vetëm të ktheheshim në shtëpi”, përfundoi Duka.