Hidromorava

Duhet të reflektojmë sa më parë dhe përfundimisht të jem në kohë me interesat e përgjithshme Amerikane

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Arbër Ismajli – Është vetë SHBA, ajo e cila do të lufton përherë e kurdoherë, në mbrojtjen e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës. Pas gati njëzet e një viti të bombardimeve të aleancës më të fuqishme botërore, NATO-s, të filluara nga SHBA-të, është e paimagjinueshme të arrish në pikën ku miku më i afërt “të kërcënon vazhdimisht me sanksione”, të cilat po arrijnë falë politikës tonë joparimore të mos mbështetjes së interesave qytetare në këtë relacion.

Miq të nderuar!
Duhet të kemi brenda qenies tonë pikësëpari virtytin, që më pas të kemi mundësinë të realizojmë miqësinë e vërtetë! Për të arritur përparim në sundimin të ligjit, në zhvillimin ekonomik, në stabilitetin rajonal, është jetike për qytetarët tanë që dialogu me Serbinë të rifillojë sa më shpejt që është e mundur. Kjo decidivisht na sjell te çështja e taksës. Taksa është mjet, por nuk është shkas për t’i rrezikuar marrëdhëniet miqtë më të fuqishëm në botë, me SHBA-të. Mjaftë më, nuk mundemi të vazhdojmë ta injorojmë kërkesën dhe rrezikimin e marrëdhënieve tona.

Është vetë SHBA, ajo e cila do të lufton përherë e kurdoherë, në mbrojtjen e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës. Pas gati njëzet e një viti të bombardimeve të aleancës më të fuqishme botërore, NATO-s, të filluara nga SHBA-të, është e paimagjinueshme të arrish në pikën ku miku më i afërt “të kërcënon vazhdimisht me sanksione”, të cilat po arrijnë falë politikës tonë joparimore të mos mbështetjes së interesave qytetare në këtë relacion.

Mobi Casa

Presidenti Ibrahim Rugova, pati treguar shkathtësi dhe përfaqësim dinjitoz në hapjen e mundësisë së fitimit të besimit me miqtë tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-të. Vizitën e parë të tij politike e bëri pikërisht në Amerikë, në vitin 1990. Ai atje arriti të ngrit emrin e tij si një ndër udhëheqësit paqësor, largpamës e vizionar. Kjo vizitë dhe rrugët udhëlidhëse me ta, bëri që Kosova të jetë në vëmendjen e përhershme të SHBA-së. Pra, gjithë kjo rrugë, mund e sakrificë, për ta ndërtuar një shtet funksional dhe ligjorë, nuk do të ishte e mundur pa politikën e përbashkët të SHBA-së.

Duhet të reflektojmë sa më parë dhe përfundimisht të jem në kohë me interesat e përgjithshme Amerikane. Nuk guxojmë ta rrënojmë atë që e kemi fituar me mund, përkushtim dhe djersë. Është momenti i fundit miq, kur duhet të reflektojmë.
Bashkë e me suksese të reja!/rajonipress/