ARKATANA

Duhanpirja dhe palestra, si të ulni ndikimin e cigares tek aktiviteti fizik

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Personat që shkojnë në palestër apo merren me sporte të ndryshme, ndjekin një regjim ushqimor strikt.

Shpesh mund t’i shihni që konsumojnë produkte me proteinë si vezë, arrorë apo mish.
Madje ata janë edhe të kujdesshëm për të patur gjumë cilësor. Por ka një faktor që shpesh nuk i kushtohet vëmendja e duhur: pirja e cigares.

Disa persona arrijnë ta lënë tymosjen e cigares, por ka të tjerë që zgjedhin që ta vazhdojnë përdorimin e duhanit. Edhe pse duket e çuditshme, të pish duhan dhe të stërvitesh, por mjekët i këshillojnë të gjithë duhanpirësit që të merren me aktivitet fizik pasi përfitimet janë të shumta.

Më poshtë ju tregojmë disa këshilla që mund t’i ndiqni për të patur rezultate në reduktimin e dëmit.

Personat që pijnë cigare duhet të stërviten për 30 minuta çdo ditë.
Kështu arrijnë të nxjerrin përmes djersës të gjitha toksinat e përthithura nga tymi i cigares.

Nga ana tjetër përmes aktivitetit fizik duhanpirësit ruajnë dendësinë e mushkërive, e cila cenohet nga substancat si monoksidi i karbonit apo katrani.

FIDANISHTJA

Cilat ushqime të konsumoni para se të stërviteni?

Provoni perime dhe fruta të pasura në fibra si lulelakra, brokoli, lakra, mollët, frutat e pyllit.
Ndërkohë edhe panxhari, spinaqi dhe majdanozi janë perfekte për të pastruar mëlçinë nga toksinat të cilat përthithen në trup nga ekspozimi ndaj substancave të dëmshme të tymit të cigares.

Jepini një shans alternativave pa tym

Këto alternativa janë formuluar në sajë të teknologjisë dhe kërkimeve shkencore, me në mendje reduktimin e dëmit që tymi i cigares shkakton.

Ndërsa lidhur me aktivitetin fizik, studime që kanë parë diferencën mes personave që tymosnin cigare dhe atyre që përdornin alternativat pa tym, u vu re se grupi i dytë nuk kishte ndikim tek koha e reagimit të muskujve ndaj ushtrimeve të thjeshta dhe komplekse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.