FIDANISHTJA

Duda Balje: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Derisa LDK-ja ka mohuar kategorikisht një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, kanë filluar të debatohen edhe pozicionet e partive të komuniteteve jo-shumicë.

Deputetja e SDU-së, Duda Balje ka deklaruar se ajo ka tri kushte që do t’ia paraqesë me shkrim secilit pretendent për të formuar qeverinë.

“Po presim certifikimin e rezultatit. Do ta votojë atë kryeministër që plotëson kushtet tona. Këto kushte lidhen me nevojat për komunitetin boshnjak. Jo vetëm për kryeministrin aktual, por edhe për këto tjetër ne kemi kushtet që janë shumë të rëndësishme për ne”, tha ajo në TV Dukagjini.

Uji Dea

“Për 20 vite asnjë kryeministër nuk i ka marrë seriozisht këto çështje por për neve ato janë shumë të rëndësishme dhe me prioritet. Ndër më kryesorja është formimi i komunës së boshnjakëve (Komuna e Zhupës), e disa reforma në arsim”, ka deklaruar tutje Balje.

Deri më tani PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar mundësinë që të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por një qëndrim më të relaksuar e ka patur kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj, i cili ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe për askënd./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.