Mobi Casa

Dubova: Trajtim i veçantë për pjesëtarët e diasporës

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan -Sezoni veror dhe periudha e rritjes rapide të numrit të kërkesave për shërbime në administratën komunale, e ka gjetur mjaft mirë të përgatitur Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme (DAP) e cila në fakt është pikëtakimi kryesor i qytetarit me institucionet komunale.

Arben Dubova shef i administratës së përgjithshme tha se ditëve të fundit është vërejtur një rritje e theksuar e kërkesave për shërbime, mirëpo pas një mobilizimi që ne e bëmë në fund të qershorit, po ia dalim mjaft mirë që ta përballojmë këtë fluks të kërkesave në rritje.

Sipas tij në rritjen e numrit të kërkesave ka ndikuar ardhja e bashkatdhetarëve tanë në vendlindje si dhe afatet e regjistrimit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme, andaj dita e hënë e datës 16 korrik (e cila ishte dita e fundit për aplikim të nxënësve për regjistrim në shkollat e mesme) ka shënuar numër rekord të shërbimeve të ofruara.

Vetëm në zyrën e gjendjes civile në Gjilan, këtë ditë janë proceduar mbi 900 kërkesa dhe janë ofruar po aq shërbime, gjegjësisht janë lëshuar mbi 900 dokumente të gjendjes civile, brenda 6 ore e 30 minuta pune efektive të shërbimit.

Dubova tha se mobilizimi ynë sikurse edhe vitet tjera po i jep rezultatet e veta pasi që për këtë flet numri i shërbimeve ditore të ofruara si dhe fakti që deri më tani nuk e kemi asnjë ankesë të pranuar lidhur me funksionimin e administratës komunale, përkundrazi, personalisht kam pranuar falënderime të shumta lidhur me përkushtimin tonë për qytetarin e në veçanti për pjesëtarët e diasporës.

Dubova tha se gjithçka po funksionon brenda kufijve ligjor dhe me efikasitet maksimal, duke arritur kështu objektivin kryesor i cili është “ofrimi i shërbimeve të shpejta dhe kualitative” për bashkatdhetarët tanë të cilët këto ditë i frekuentojnë ambientet e komunës për të realizuar të drejtat e tyre qytetare, pra marrjen e shërbimeve të cilat i kanë të garantuara edhe me ligj.

Mobi Casa

Drejtoria e administratës së përgjithshme (DAP) ofron shërbimet e gjendjes civile për qytetarët e komunës sonë me gjithsej 11 zyra satelite nëpër fshatra dhe zyra qendrore në Gjilan si dhe pranimin e të gjitha kërkesave që i drejtohen institucioneve komunale nëpërmjet Qendrës për shërbime për qytetarë.

Sipas tij në DAP janë bërë reforma të mëdha në drejtim të ngritjes së efikasitetit dhe saktësisë në ofrimin e shërbimeve.
Për bashkatdhetarët tanë të cilët gjinden me qëndrim të përkohshëm në botën e jashtme, DAP për çdo vit ofron lehtësira në marrjen e shërbimeve që i ofron komuna. Këtë vit jemi mobilizuar në ofrimin e shpejtë dhe kualitativ të shërbimeve nëpërmjet:

Ofrimit të saktë dhe të shpejtë të informatave lidhur me procedurat, në sportelin nr. 1 i cili është ekskluzivisht në shërbim të pjesëtarëve të diasporës.
Kemi kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme mirëkuptim për palët që aplikojnë për vula apostile e që vijnë nga komuna e Gjilanit, në mënyrë që t`i ofrohen shërbime sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kemi gjetur mirëkuptim të plotë nga zyrtarët e MPB-së.

Trajtim dinjitoz dhe të veçantë në komunikim me pjesëtarët e diasporës duke i ofruar mundësinë e komunikimit normal me të gjitha strukturat menaxhuese në drejtori për të gjitha çështjet me të cilat preokupohen ata.

Tavolina informative gjithashtu ofron shërbime – informacione lidhur me të gjitha procedurat në komunë dhe jashtë saj.

Të gjitha palët të cilat aplikojnë për shërbime në qendrën për shërbime të qytetarëve, nuk kanë nevojë që të ofrojnë dokumentet të cilat i kanë ofruar një herë e të cilat gjenden në arkivin elektronik të komunës, pasi që të njëjtat dokumente do ti nxjerrin zyrtarët tanë nga arkivi dhe do ta kompletojnë lëndën e tyre tha Dubova./rajonipress/