ARKATANA

Dubova: Ka filluar të stabilizohet situata në gjendjen civile

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Me përjashtim të gjendjes civile ku nga data 19.02.2013 është lëshuar në punë programi i ri dhe janë ndryshuar formularët të cilat kanë shkaktuar ngadalësim të procesit dhe rritje enorme të kërkesës për dokumente, sektorët tjerë janë brenda kornizave të planifikimit dhe atje po zhvillohet një aktivitet normal me efikasitet të lartë ka thënë Arben Dubova.

Në drejtorinë e administratës së përgjithshme (DAP) ashtu sikurse edhe gjatë vitit 2012 që është realizuar planifikimi vjetor si në ofrimin e shërbimeve, ashtu edhe në realizimin e të hyrave edhe ky vit ka filluar me trendë pozitive në këtë drejtim.

Në të gjithë sektorët e mbuluar nga DAP e që janë Gjendja civile, Qendra për shërbim të qytetarëve, Autoparku, Shërbimi i kuvendit dhe Teknologjia informative po punohet me përkushtim maksimal drejt arritjes së objektivave të përcaktuara të cilat kryesisht fokusohen në ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarë dhe organet komunale.

Me përjashtim të gjendjes civile ku nga data 19.02.2013 është lëshuar në punë programi i ri dhe janë ndryshuar formularët të cilat kanë shkaktuar ngadalësim të procesit dhe rritje enorme të kërkesës për dokumente, sektorët tjerë janë brenda kornizave të planifikimit dhe atje po zhvillohet një aktivitet normal me efikasitet të lartë.

Dubova tha se shpresojmë se situata edhe në gjendjen civile do të stabilizohet shpejt pasi që bazuar në statistikat tona numri i dokumenteve të lëshuara brenda ditës ka arritur shifrën afërsisht 300, çka do të thotë se sistemi tanimë është stabilizuar dhe po funksionon mirë, mirëpo kërkesa e përnjëhershme për tu pajisur me dokumente (formular) të rinj, ka shkaktuar pritje para sporteleve të gjendjes civile.

ARKATANA

“Në rritjen e numrit të kërkesës ka ndikuar përveç ndryshimi i formularëve edhe kushti i vet programit për rikonfirmim të shënimeve për secilin qytetar në vendin e tij të lindjes, ndërsa dihet se spitali rajonal i Gjilanit për vite të tëra ka shërbyer si spital i vetëm për tërë regjionin, andaj komuna e Gjilanit ditëve të fundit është ngarkuar me kërkesa edhe të qytetarëve të komunave të rajonit, por që kanë lindur në spitalin e Gjilanit, sepse të gjithë ata që kanë lindur në këtë spital, pavarësisht se nga janë, fillimisht duhet të vijnë tek ne që të bëjnë rikonfirmimin e shënimeve e tek pastaj të kenë mundësin të nxjerrin dokumentet e gjendjes civile kudo në Kosovë” ka sqaruar Dubova

Qendra për shërbim të qytetarëve ka vazhduar me punën e mirë dhe efikasitetin e lartë ta ushtron aktivitetin e sajë edhe këtë vit. “Ky sektor është tërësisht në shërbim të qytetarëve duke i pranuar kërkesat nga ta dhe duke i kthyer përgjigje atyre pasi t`i kenë pranuar nga organet komunale”.

Teknologjia informative vazhdon të mbetet lider në komunat e Kosovës lidhur me shërbimet teknike dhe profesionale që i ofron organeve të administratës komunale. Mirëmbajtja e pajisjeve të TI-së si atyre softuerike ashtu edhe harduerike është në nivel të kënaqshëm përkundrejt faktit se në pjesën dërrmuese pajisjet janë të amortizuara dhe kërkojnë intervenime të shpeshta, mirëpo megjithatë po ia dalim që ato ti mbajmë në funksion gjatë tërë kohës.

Për të gjitha të arriturat e lartpërmendura dhe sukseset e deritanishme një falënderim i posaçëm shkon për të gjithë zyrtarët e DAP-it e në veçanti për ata nga Gjendja civile të cilët muajin e fundit kanë punuar me përkushtim maksimal dhe në kushte të një presioni të lartë, mirëpo gjithnjë duke e ruajtur përcaktimin tonë strategjik për të ofruar shërbime të mira, cilësore dhe të shpejta brenda mundësive dhe kapaciteteve teknike dhe kadrovike ka thënë Dubova.

Dubova tha se do të vazhdojmë me punën e mirë ashtu si deri më tani duke synuar arritjen e objektivave tona dhe i sigurojmë të gjithë qytetarët tanë se organet e administratës komunale po funksionojnë mirë dhe janë plotësisht në shërbim të tyre, me tendencën e përhershme që shërbimet ndaj tyre të avancohen edhe më tutje./rajonipress/

Mund të ju interesoj: