RCCOLA

Drunjtë e tharë zëvendësohen

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi ka thënë se të gjithë drunjtë e tharë, janë duke u zëvendësuar nga kompania që e ka fituar tenderin ,duke mos u dëmtuar buxheti i komunës.

Nazmi Rapuca në një takim me gazetarët ka folure dhe për shumë projekte tjera që ka realizuar kjo drejtori. Sipas tij zëvendësimi i drunjve po bëhet me kohë .” Qëllimi është të mos humbet ky vegjetacion dhe përgjegjëse për zënien apo mos zënien e drunjve të mbjellë është kompania, e cila garanton suksesin e tyre për dy vite pas mbjelljes. Buxheti i komunës nuk dëmtohet për shkak të problemeve që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e projektit.”tha Rapuca.

Rapuca tha se është në përfundim e sipër realizimi i fazës së dytë të projektit për drunjtë dekorativ. “Deri më tani janë mbjellur afër 700 drunj dekorativ edhe pse gjatë realizimit të këtij projekti kemi hasur në disa probleme” shtoj Rapuca.

Drejtori i Bujqësisë ka përmendur edhe ndihmën që u kanë dhënë fermerëve në aspektin material. Sipas tij janë mbështetur fermerët e vegjël për mbjelljen e misrit, ku 250 fermer kanë përfituar tërë sasinë e farës dhe plehut artificial, të nevojshëm për mbjelljen e sipërfaqeve të planifikuara.

Me foli plastike janë ndihmuar 108 fermer që kultivojnë perime në sera. Jemi në përfundim e sipër të projektit për bletari, me të cilin do të mbështeten rreth 60 bletarë me nga 3-4 shtëpiza për bletë. Vlera e këtyre projekteve është 50.000,00 €. Në bashkëpunim me Caritasin dhe komunën e Novobërdës, jemi duke e realizuar një projekt për rregullimin e pyjeve që ka vlerën rreth 20.000,00 €.

50 fermerëve u janë përgatitur projektet për grante që jep Ministria e Bujqësisë, për ngritjen e stallave të reja, serave dhe pemishteve. Vlera e përgjithshme e subvencioneve dhe granteve që janë dorëzuar në ministri kapë shumën rreth 1.000.000,00 €.

Hidromorava

Rapuca ka thënë se kjo drejtori pritet të realizojë edhe projekte tjera për fermerët duke ndihmuar me 60 makina mjelëse, pastaj planifikohet të ndihmohen me sera një me sipërfaqe prej 300 metra katror. Projekt tjetër që pritet të realizohet muajve vijues është edhe projekti për fidanë të pemëve,ku pritet të jepen falas 10.000 fidanë për fermerët e interesuar.

Drejtoria e bujqësisë planifikon të ndihmojë bujqit me mbjelljen e grurit ku do të përkrahen me farë dhe pleh artificial fermerët me kushte më të rënda ekonomike.

Sipas Rapucës në të ardhmen parashihet që në bashkëfinancim me Caritasin në fshatrat Kishnapole, Gadish dhe Sllakoc të realizohet projekti prej 70.000,00 €. Ky projekt parasheh furnizimin e fermerëve të kësaj ane me dele dhe bletë.

Rapuca duke ju referuar sektorit të pylltarisë tha se aty e kemi gjendjen më mirë. “Ky sektor ngadalë po stabilizohet. Këtë vit kemi pasur vetëm 16 raste të konfiskimit të druve dhe 130 fletëparaqitje.

Është filluar me dhënien e lejeve për prerje në pyjet private, ndërsa kemi dhëne tenderin për prerjen e rreth 3000 m3 dru në pyjet publike.

Po bëjmë përpjekje maksimale për tu dhënë shërbime të shpejta të gjithë qytetarëve që kërkojnë shërbim nga ne, kurse për prerësit ilegal të pyjeve do të jemi të pa kompromis” tha Rapuca./rajonipress/.