Mobi Casa

Druhem po të lëndon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Poezi nga Demush Mehmeti

Sa më ngrohë i denduri a’i i pa flaki prushi yt
Ndezur eshkë
Sado të digjem shkallë shkallë
Aroma jote më përmbushë
Më je fat apo zavall

Më vjenë valë vullkani valëzim dritë
S’je qark apokalipsë
O behar i lulëzuar në shpirtin tim
Vorbullë që rrëmben
Më e serta e imja dëshirë
Bekimi im

Më je a’i prushi që s’dua të të shprush
Llavë që më përbin
O totemi i dashuries virgjër
Vullnet jetë frymëzim
Sa më dhimbsesh
Druhem po të lëndon ky i thelli shikimi im

NDRYSHE S’DI

S’të dua të akullt si vdekja
As zjarr që djegë
Të dua me masën time
Ndryshe s’di

Më je si faqe shege
S’do jesh gjithnjë
Ti po vyshkesh me kohën
Unë me ty

Më bën ta dua jetën
Tokë e qiell
Dua të mirat e botës
Aq sa ty

DIMËR S’KAM

Me kohën në ecje na u prish moti fërfëllazë
Mot dimri
Huj stine sikur sot

Sado të më godet e zymta
Ty të kam
Më gjallëron

FIDANISHTJA

Dhe kjo stinë mbretëreshë në vete
Tkurret qiellin
Ngrin dhe dete

Toka flen në paq me jetën
Mërdhin shpirti
Po mbeta vetëm

Kot ftohet kot
Të kam ty dimër s’kam
Rinon shpirtin zemrën ngrohë!

SHPIRT PO BAJMË

Më përmbush nektari i lumturisë sime
Po e gëlltis si verë
Bëhem tapë

Sa i gëzohem timës pjesë jete
E dua në plotni
Shpirt po bajmë

Dua timen ëndërr
Zog i lirë në qiellin pa anë
Jo një pre tigreshe kapur në kafaz

ELOZHE DASHURIE
14 shkurti

Sot do dëgjosh vetëm elozhe dashurie
E vërtetë kjo
Fjalë të përzgjedhura
Për çdo motmot

Dhe po u shpallëm të shpifur
Mëkatar
Të duheni siç duhemi
Dashurisë i besojmë

Për dashurin jetohet dhe vdiset
Si ai shpirt ndrituri
Simbol dashurisë së pashuar
Valentini Shejtor

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.