Drogë në pishina, kapet i punësuari i dyfishtë
Kokainë në tavolinat e lokalit, pas një kokteji freskues. Një shqiptar me banim në Genova të Italisë e çonte kokainën në pishina në Albaro, ku krahas tregtisë së drogës punonte edhe si punonjës në lavanteri.
Një operacion i policisë italiane, i cili përfshiu shumë klientë të cilët u kontrolluan në kërkim të drogës bëri të mundur prangosjen e tij.
Pluhuri i bardhë i llojit kokainë e pastër ishte në furgonin e shqiptarit të moshës 33 vjeçare i cili kishte bërë gati për ta shitur dhe ndërsa ishte duke e dorëzuar, policia e vuri në pranga.
Hetuesit të cilët ishin vënë prej kohësh në gjurmët e tij e dinin se gjatë punës, teksa shkonte të çonte rrobat e pista dhe të merrte ato të pastra “punëtori” i zellshëm bënte një punë të dytë.
Pas mbledhjes së materialeve të mjaftueshme, hetuesit u bindën se një nga pikat ku vepronte shpërndarësi i drogës ishin pikërisht pishinat në Albaro ku klientë të shumtë kishin varësi nga droga, raporton noa.al.
33 vjeçari mori thasët me rroba dhe hyri në bar për tu drejtuar më pas drejt furgonit ku morri diçka.
Aty ai u vu në shënjestrën e policisë, por edhe pas kësaj shqiptari nisi të vrapojë nëpër tavolina dhe mes fëmijëve që luanin teksa një pjesë prej tyre i shkeli edhe me këmbë.
Në xhepat e shqiptarit u gjetën krahas kokainës e një sasie të konsiderueshme edhe 620 euro të cilat mendohet ti ketë fituar nga shitja e lëndës narkotike.
Mësohet se shqiptari ishte pjesë e një rrjeti trafikantësh droge me bazë në Genova dhe Milano, ndërsa thuhet se detyra e tij ishte thjesht të dorëzonte mallin që ia sillnin të tjerët. /Telegrafi/