Uji Dea

Droga e Afganistanit kalon edhe nëpër Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

​Kosova sikurse të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, vazhdojnë të mbesin rruga më e duhur e trafikantëve të drogës.

Rruga më e shkurtër dhe efikase e tyre për bartjen e heroinës nga Afganistani si vend prodhues e deri në shtetet e ndryshme perëndimore si vende konsumuese, edhe më tej mbetet itinerari që njihet si “Rruga Ballkanike”.

Kjo rrugë nis nga Afganistani, Turqia, pastaj Rumania, Bullgaria e Greqia. Ndërkohë, rruga tjetër është Turqi, Bullgari, Maqedoni ose Serbi, Kosovë dhe vazhdon në Shqipëri ose Mal të Zi.

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet të përmbledhura në një raport që ka të bëjë vetëm më rrugët e drogës në Evropën Juglindore, shkruan Tribuna.

GRANDEMALL

Ky dokument është publikuar këtë muaj në Vjenë të Austrisë.

Sa i përket Kosovës në veçanti, në raport evidentohet se pjesa dërmuese e heroinës që hyn në Kosovë, vjen nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

“Në Kosovë pjesë e heroinës mund të ripaketohet dhe ka mundësi të ndryshme të transportimit”, shkruan në raport, por nuk jepet ndonjë fakt se ku apo si ndodh ky ripaketim. “Malli mund vazhdojnë drejt Malit të Zi e në vazhdim në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe më gjerë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.