GRANDEMALL

Driton Selmanaj: Macroni i tha Kurtit t`i po rren, kjo qeveri e ka kurthuar Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se gjuha e presidentit Macron është “gjuha më e rëndë” e përdorur në aspektin diplomatik.

Ai tha në “Pressing” në T7, se deklarata e Macronit do të thotë që “Kurti po rren” dhe “nuk është serioz”.

Eco Higjiena

“Ne i kemi kritiku vazhdimisht veprimet e njëanashme të z.Kurti, karshi komplet procesit të Dialogut dhe qasjes ndaj Veriut, po ashtu kemi kritiku në vazhdimësi diskursin e tij jo të përshtatshëm me aleatët tonë strategjikë, sidomos me SHBA-në. Fartkeqësisht tash së fundmi doli edhe presidenti Macron, në aspektin e gjuhës diplomatike mendoj që është gjuha më e rëndë e përdorur. Thotë që Qeveria e Kosovës ose lidershipi i Kosovës s’po e mban fjalën, tash kur thotë një president si Macroni s’po e mban fjalën, i bie ti po rren, ti nuk je serioz në këtë proces, ndryshe nuk mund të përdorin shprehje më të rëndë ndaj liderishipit të Kosovës”, tha ai në Pressing në T7, transmeton Express.

“Prandaj po them mënyra si e ka kurthuar z.Kurti dialogun dhe përmes dialogut Kosovën, mendoj që është qasje e papranushme shumë e rëndë dhe kam shpresuar që pas ngjarjeve tragjike të 24 shtatorit, kam shpresuar në reflektimin e tij…”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.