Driton Dauti i trajnuar nga fitnes “Arena” me trajnerin Valmir Sabedini zë vendin e parë në garën e Bodybuildingut
Gjilan – Driton Dauti, 30 vjeçar mbrojtje e afërt e presidentes ka marrë pjesë në garën e Bodybuildingut në Prishtinë, ku edhe e ka zënë vendin e parë në një konkurrencë të fortë. Trajneri profesionist i tij Valmir Sabedini tha se janë krenar me rezultatin që ka treguar Driton Dauti dhe përfaqësimin dinjitoz që i ka bërë fitnes “Arena”.
Driton Dauti ka arrit të rrëmbej vendin e parë në një garë të fortë që është zhvilluar në Prishtinë.
Driton Dauti tha se realisht edhe e ka pritur këtë rezultat e sukses.
“Kam ushtruar në mënyrë intensive dhe e kam marr seriozisht gjatë gjithë kohës këtë garë e cila për mua është një hap i madh në karrierën time” tha Dritoni.
Kurse trajneri profesionist Valmir Sabedini i cili edhe është përgjegjës i fitnesit “Arena” në Gjilan tha se është punuar në mënyrë ekipore dhe kuptohet s`ka munguar as suksesi.
“Si trajner i Dritonit jam shumë i lumtur që fundi i kësaj gare ishte në favorin tonë. Realisht e kemi pritur këtë sukses sepse kemi zhvilluar ushtrime të rrepta dhe shumë rigoroze nga i tërë ekipi përkrahës i Dritonit dhe komplet stafi “Arena” tha Sabedini./rajonipress/