Eko Higjiena

Drithërimat e shpirtit të derdhura në vargje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

(Bilall Maliqi,” Ejani të vallëzojmë” shb “Lena” Prishtinë, 2022, fq. 90).

Bilall Maliqi është një poet i veçantë qe i ka dhuruar shumë letërsisë për fëmijë. Me poetin e respektuar jam njohur prej kohesh në takimet letrare, ani pse kufijtë e hekurt
nuk mund ta ndalonin vargun lirik. Vargjet e këtij krijuesi i kanë dhënë jehon sallës ku lexonte poezitë të mrekullueshme për më të vegjlit.

Poeti i mirënjohur për lexuesit nxori nga botimi veprën e tij të tridhjetë e shtatë “ Ejani të Vallëzojmë”. Duke lexuar këtë përmbledhje me poezi të mrekullueshme që fëmijëve u
flinin në shpirt, poezia: “ Pyet Mali”që ka mesazhe kërkuese për aromën e lirisë që i mungon Kosovës Lindore.
Pyet mali
A vizatohet lira?
Ku është fshehur
S’i shihet bukuria

Deshtëm apo s’deshtëm ndjejmë një drithërimë të shpirtit që poeti ka derdhur në vargjet e shkrira në rimë. Profili i poetit është i tejdukshëm dhe ka një shpirt lirik.

GRANDEMALL

Autori ka ndërtuar një libër poetik modern, harmonishëm me strukturën re dhe brendinë e pasur poetiko – estetike dhe etiko – morale, sa kombëtare aq universale për kohën.
Në mes tjerash kemi poezinë “Gjyshi im” ai nuk e harron njeriun më të dashur për fëmijë dhe atë “ Macja lazdrake”,“Rosaku trim”, “Rrezet e diellit”, “Është nëna” etj..
Poezia “Luginë e Përlotur” që në vargun e saj, prek shpirtin dhe ndjenjën kombëtare të çdo shqiptari dhe është një plagë që ende kullon gjak e dhimbje në këto treva. Andaj
më të drejt poeti, Maliqi shfaqë shqetësimin para fëmijëve, këtë e bënë përmes vargut të poezisë me mjaftë mjeshtri.

Sa shumë kemi dëshirë
Të gjithë të jemi të lirë
Luginë e ndarë me kufi
E përlotur në vetmi

Duke lexuar vëllimin poetik të ndarë në katër cikle “Ejani të vallëzojmë” me vëmendje dhe kënaqësi, herë-herë autori më sjell vegime drithëruese nga Azem Shkreli, Federik
Reshpaj apo Fatos Arapi.
Patriotizmi nuk është një imp
onim por një detyrë
burrërore e një poeti të kalibrit siç është Bilall Maliqi.
Dhe më tej, shpërthen zëri i poetit për deshifrimin e plagëve të pa shëruara të atdheut, kur dhuna shtrihej çdo ditë mbi atdheun e vjedhur nga kuqaloshët shpirtzinjtë.
Poeti Bilall Maliqi, sjellë ne letërsinë shqipe një kontribut jo vetëm për nga masa por nga niveli artistik për lexues e vegjël. Mesazhe qytetare e humaniste, kombëtar, që përcjellë,
përmes vargjeve shpreh padrejtësitë që ju bëhen populli të
Luginës, poeti në këtë përmbledhje i shkrin në vargje.

Dr. Sc. Izet Hoti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.