Hidromorava

Dritëroi mbrojti Kadarenë nga kritikat për ‘Dimrin e Madh’

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tiranë – Ishte viti 1976 dhe ende vazhdonte historia e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”. Pas botimit të parë, ai iu kthye autorit të bënte korrigjimet e tij në bazë të vërejtjeve që iu bënë.

Kadare shtoi e hoqi në trupin e romanit dhe e çoi sërish për ribotim në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, ku si redaktor ishte caktuar shkrimtari Dritëro Agolli.

Në një dokument, që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, raportohet një mbledhje e vitit 1976 në redaksinë e shtëpisë botuese, ku merrnin pjesë Kadare, Agolli, drejtori Thanas Leci etj. Në këtë relacion vihet re qëndrimi mbrojtës i Dritëro Agollit ndaj Ismail Kadaresë, shkruan “Panorama”.

Mobi Casa

Pas ripunimit ai jep konfirmimin e tij për ribotimin e romanit, çka bie ndesh me mendimin e drejtorit të “Naim Frashërit”, i cili pasi rendit një sërë defektesh që vë re në romanin e Kadaresë dhe pas rishikimit nga ana e këtij të fundit, thotë se nuk e vë firmën për botim.

Relacioni nënshkruhet nga Miti Tona, drejtor i Drejtorisë së Shtypit dhe Jakup Mato specialist në sektorin e Kulturës. Dokumenti ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, Fondi 14/ AP, viti 1976, dosja 552 dhe është botuar në librin “Një dosje për Kadarenë” të Shaban Sinanit.