UBT

Drita synon të blejë disa lojtarë nga Feronikeli

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Drita i është përveshur punës që të forcojë sa më shumë skuadrën për edicionin e ri. Pas emërimit të trajnerit Musa Selimi, gjilanasit pritet të përforcohen edhe me disa lojtarë të Ferronikelit.

Mediat vendore raportojnë se Qemajl Elshani, Lulzim Doshlaku dhe Elhami Berisha janë synimet e Dritës për fillim.

Mobi Casa

Sipas Selimit, klubi është në bisedime me këtë treshe dhe gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë diçka konkrete.

Selimi më tej ka deklaruar se ai dëshiron të krijojë një ekip konkurrues për futbollin kosovar, në mënyrë që i gjithë qyteti i Gjilanit të jetë krenar.