Fundamenti

Drita si “Cunami” sjell edhe dy futbollist

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Zyrtarët e Dritës çdo ditë e më tepër po përgatisin befasira të ndryshme, duke sjell futbollist në taborin e tyre. Befasia më e këndshme ka arritur sot, duke sjellë edhe dy futbollist nga KF Prishtina Festim Krasniqi dhe Ylber Ramadani.

Festim Krasniqi më herët ka mbrojtur ngjyrat edhe te kryeqytetit të Shqipërisë KF Tirana, dhe kemi të bëjmë me një sulmues mjaft të spikatur.

Radhët e Dritës janë përforcuar edhe me futbollistin Ylber Ramadani, një mesfushor i talentuar dhe i dëshmuar në fushën e blertë të futbollit.

Uji Dea

Siç bën të ditur koordinatori i Dritës, Fisnik Kërqeli, me prurjen e këtyre dy futbollistëve, po i plotësojmë zbrastesirat, të cilat ishin në skuadrën tonë.

“Në ditët në vazhdim do të kërkojmë të sjellim edhe dy futbollist cilësor, dhe do të përfundojmë këtë cikël të skuadrës të cilën e kishim parapa më herët”./rajonipress/