UBT

Drita shkëlqen me lojë kundër Feronikelit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Drita – Feronikeli 4:1 (1:0) .Shënues: Abazi ‘ 32, Xh. Shabani ’58, Ramushi ’68 dhe ’88 – Haliti ’84.

Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues:500 . Gjyqtarë: Ilir Shuleta, Bujar Selimaj, Nazim Ibrahimi. Kartoni i verdhë: Ramushi, Isufi (Drita) – Ambre (Feronikeli)

Drita: Latifi, Osmani, Ahmeti, Caka, Syla, Rama, B. Shabani, Sermaxhaj (Aliu), Abazi (Isufi), Xh. Shabani, Ramushi ( Bejtullahu).

Feronikeli: Maloku, Hajdari ( Haliti), Gerguri ( Bardhi), Gërbeshi, Sogojeva, Ambre, Doshlaku, Gashi, Elshani, Demaku ( Mullallari), Karahoda.

Fillimi i ndeshjes është zhvilluar në mesin e fushës me tentime nga dy anët për të shënuar, por duke pasur si prioritet së pari të mbrohet nw portw e pastaj me kundërsulme të shënohet.

Rasti i parë në ndeshje është paraqitur për të riun e Dritës, Abazi, që ka pranuar top brenda zonës, por e tepron me mbajtjen e topit dhe gjuajtjen e tij në momentin e fundit e bllokon një mbrojtës mysafirë.

Goli i parë në ndeshje është shënuar në minutën e 32, pasi Ramushi bukur gjen Abazin, e që në këtë rast nuk pret shumë si më herët për të goditur së pari transversalen e pastaj topi futet në rrjetë.

Rastin e vetëm në gjysmëlojen e parë për mysafirët e kishte Karahoda, që del i vetmuar para Latifit, por që ky i fundit arrin ta prek për aq topin sa të largon jashtë portës së tij
Në pjesën e dytë shohim një ndeshje të hapur nga dy skuadrat dhe që arrihen të shënohen katër gola.

Eco Higjiena

Përsëri ishin vendasit që sulmonin pa ndërpre për të shënuar golin e sigurisë në këtë ndeshje, ndërsa golashënues ishte Xh. Shabani që ka arritur të shënoj nga afërsia, pasi më herët tërë punën e kishte kryer Osmani këmbëshpejtë që ka kaluar disa futbollistë mysafirë.

Golin e parë në këtë ndeshje dhe të tretin për Dritën në minutën e 68 e ka shënuar sulmuesi Ramushi, i cili i ka ikur një pozicioni jashtë loje nga mysafirët, për të dal i vetmuar dhe për të ngritë epërsinë e Dritës në 3: 0.

Golin e nderit për mysafirët e ka shënuar zëvendësuesi Haliti që topin e dëbuar nga portieri Latifi ka arritur ta fus në gol, pasi më herët Mullallari kishte goditur fuqishëm.

Ishte përsëri Ramushi që ka shënuar dy minuta para përfundimit të ndeshjes për të vulosur këtë takim, ndërsa goli ishte identik me atë të shënuar më herët duke dal i vetmuar para Malokut që përsëri e mposht me mjeshtri.

Thanë pas ndeshjes:

Arbnor Morina trajner i Dritës: Ishte një lojë e pëlqyeshme për shikuesit ku munden të shohin pesë gola dhe një lojë të pëlqyeshme. Mysafirët erdhën të luajnë lojë të hapur që mundësuan edhe te shënohen golat.

Musa Selimi trajner i Feronikelit: Drita i shfrytëzoi gabimet tona në mbrojtje. Kemi menduar se do të kemi një ndeshje më të lehtë, por nuk arritëm që ta imponojmë lojën tonë. Drita ka shënuar fitore të merituar dhe për këtë i përgëzoj. /rajonipress/