Uji Dea

Drita shkarkon Musa Selimin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

E plotesuar – Ndërkohë, kryesia e klubit gjilanas nuk ka vonuar shumë në emërimin e trajnerit të ri. Kryetari i Dritës, Saqip Shala, ka bërë të ditur për RTK-në se posti i trajnerit pas shkarkimit të Selimit iu ka besuar Milaim Zuzakut.

“Ai do t’i prijë Dritës deri në fund të këtij stinori, më pas do të vendosim nëse do të vazhdojmë me këtë trajner apo jo. Këtë ndryshim në krye të shtabit teknik e kemi bërë për shkak të rezultateve të dobëta në gjashtë javët e para”, ka thënë Shala. Drita pas javës së gjashtë renditet në pozitën e shtatë, me 7 pikë.

Skuadra e Dritës ka mbetur pa trajner. Pas humbjes nga Hysi, me rezultat 2:1, kryesia e klubit gjilanas e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Musa Selimi.

Këtë e ka konfirmuar për Express vetë Selimi, i cili ka kritikuar udhëheqësit e klubit bardh e kaltër.

“Unë jam shkarkuar nga detyra e trajnerit. Këtë vendim e kanë marr dy persona që drejtojnë klubin, Ismajl Rashiti dhe Saqip Shala”, ka thënë Selimi për Express.

Fundamenti

“Mua më vjen keç nga publiku, lojtarët dhe qyteti i Gjilanit se nga kush drejtohet klubi. Komuna duhet të mendoj më mirë për këtë”, ka theksuar ai.

Selimi mendon se Drita ka treguar rezultate të mira, kur merret parasysh përforcimet e bëra gjatë verës.

“Kemi dy muaj që kemi nisur stërvitjet, ndërsa jemi përforcuar më së paku nga të gjitha klubet tjera. Unë mendon se kemi bërë një punë të mirë dhe kemi dhënë maksimumin”, ka thënë Selimi.

Pas gjashtë xhirove të kaluara në Superligë, Drita renditet e shtata në renditjen tabelore me shtatë pikë të tubuara.