KKVITI

Drita shkakton befasi, mposht Ferizajn në shtëpi

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ferizaj është befasuar në teren të vet, pasi është mposhtur nga skuadra gjilanase Drita, me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra mysafire u tregua e rrezikshme që në fillim, kur kaloi në epërsi në minutën e 23-të me anë të Fidan Hasanit. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

ARKATANA

Në pjesën e dytë skuadra e Bylbyl Sokolit u mundua që të paktën të barazonte rezultatin, por një gjë të tillë nuk e arritën, pasi mbrojtja mysafire ishte shumë mirë e organizuar.

Pas kësaj humbje, Ferizaj mbetet në pozitën e katërt me 22 pikë, ndërsa Drita ngritët në vendin e shtatë me 19 pikë.