Mobi Casa

Drita shijon fitoren e parë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drita ka shijuar fitoren e parë në dy ndeshje sa ka zhvilluar deri më tashti. Në ballafaqimin e sontëm, në katër pjesët e lojës Drita ka qenë më e mirë, por më e mira ishte në përfundim të ndeshjes. Ndeshja në përgjithësi ka qenë e barabartë, kurse ekipi vendas më me seriozitet lojën e mori në fund të ndeshjes e amerikani Wilson me disa gjuajtje të sakta ia doli që të bëjë dallimin në rezultat.

Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 700. Pesë gabime personale: A. Mehmeti, F. Mehmeti, Dushica – Svirilov. Drita – Besa 86 : 77(21:18, 19:18, 21:20, 25:21)‏

Drita: Fazliu, A. Mehmeti 9, Aliu, Taylor 7, Ibrahimi, Cheks 1, Sylejmani 1, Bunjaku, Dushica 7, F. Mehmeti 16, Mincey 19, Wilson 26. Trajner: Gyltekin Selimi.

Besa: Basha, Gjukaj, Qallaku15, zeqiri, Hajdari 10, Dukes 13, Krasniqi, Kovaqi 5, Hajzeri 10, King 16, Svirilov 4, Smith 4. Trajner: Boris Kurtoviq.

Fundamenti

Drita ka shijuar fitoren e parë në dy ndeshje sa ka zhvilluar deri më tashti. Në ballafaqimin e sontëm, në katër pjesët e lojës Drita ka qenë më e mirë, por më e mira ishte në përfundim të ndeshjes. Ndeshja në përgjithësi ka qenë e barabartë, kurse ekipi vendas më me seriozitet lojën e mori në fund të ndeshjes e amerikani Wilson me disa gjuajtje të sakta ia doli që të bëjë dallimin në rezultat.

Ndër vendas janë dalluar edhe Mincey, kurse amerikani Cheks posa u fut në lojë ka pësuar lëndim dhe nuk ishte i gatshëm që t’i ndihmojë shokët e tij. U dalluan edhe lojtarët vendorë, Dushica dhe F. dhe A. Mehmeti.

Ndër mysafirë më i dalluari ishte amerikani King që shënoi 16 pikë dhe Qollaku që ka shënuar 15 pikë ./rajonipress/