Drita përforcohet me Farser

/ 1 minutë lexim

Skuadra e Dritës në basketboll, ka arritur marrëveshje me amerikanin Jernelle Anthony Farser. Kryetari i gjilanasve, Fazli Fazliu, tha se basketbollisti amerikan i cili luan në pozitën dy pritet shumë shpejt t’i bashkohet skuadrës.

“Kemi arritur marrëveshje me Farser dhe shumë shpejt pritet të na bashkohet. Besoj që në ndeshjen e ardhshme do të jetë i gatshëm për lojë”, u shpreh Fazliu.

ArKatana

Drita aktualisht mbanë pozitën e tretë me 10 pikë në ETC Superligë.