FITORJA

Drita përforcohet me dy amerikanë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Basketbollistët e Dritës, të cilët u inkuadruan në elitën e basketbollit kosovar vetëm disa ditë para se të fillonte kampionati, pas largimit të një klubi nga garat e mëtutjeshme, i ka zënë të pa përgatitur dhe në tri xhirot e para kanë shënuar po aq humbje.

Me qëllim që në vazhdimin e kampionatit mos të jetë skuadër që do t’ju shërbej ekipeve tjera si një lloj stërvitje e lehtë, kryesia e klubit ka filluar të punoj që të sjellin basketbollistë të cilët sadopak do të ndihmonin klubin.

Kryesia e klubit të Dritës, ditë më parë kanë arritur marrëveshje me dy lojtarë tejet cilësorë dhe është fjala për fundorin Devin Chambers, 190 centimetra dhe alo-qendra Clinton Joshua, 205 centimetra. Chambers deri më tashti kishte luajtur në Slloveni, Meksiko, Spanjë, Portugali e Estoni. Edhe basketbollisti Joshua, sipas informatave që posedojnë ka luajtur në UBA Liga dhe ka një mesatare prej 20 pikëve dhe nëntë kërcimeve për ndeshje.

ARKATANA

Bedredin Bajrami, kryetar i Klubit të Basketbollit Drita, ka paralajmëruar se këta dy lojtarë do të kenë mundësinë që të paraqiten qysh në ndeshjen e radhës, që klubi gjilanas e luan kundër RTV21. Bajrami ka ftuar donatorët që t’i dalin Dritës në ndihmë, ngase siç ka thënë ai, deri më tashti Drita nuk ka mbështetje të mjaftueshme.

Edhe Fazli Fazliu, drejtor i klubit, që ka thënë se qysh në ndeshjen e radhës ekipi gjilanas do të ketë një paraqitje krejt tjetër, andaj ai ka ftuar publikun, që sikur në palestrat tjera kudo në Kosovë, edhe në Gjilan t’i kthehet basketbollit.

Kryetrajneri gjilanas Gyltekin Selimi, ka thënë se ekipit i tij me bashkëngjitjen e këtyre dy lojtarëve do të jetë dukshëm më i fortë dhe se ata janë të mirëseardhur./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.