Drita përforcohet me amerikanin Brandon Shingles

Gjilan – Përforcimi më i ri i Dritës, Brandon Shingles, deri më tashti ka qenë pjesë e ekipit Magdeburg e Aschersleben në Gjermani e ai kishte luajtur edhe në ekipin Surrey Heat në Britani të Madhe.
Emri më i ri që ka përforcuar ekipin e basketbollit Drita është amerikani Brandon Shingles, i gjatë 191 centimetra, i cili luan në pozitën e fundorit. KB Drita nga Gjilani, në opsion e kishte gjetjen e një lojtari shtatlartë, i cili do të luante në pozitën e qendrës e ku më së shumti pati mungesa, por përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të kryesisë, një lojtar i tillë nuk u gjet, andaj u desh që në ekip të sillet një lojtar tjetër, ngase është ashtu Drita ka mungesë në fondin e lojtarëve.
Brandon Shingles, e cili një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar duke luajtur nëpër ekipe evropiane, tashmë ka mbërritur në Gjilan. Siç ka theksuar Fazli Fazliu, udhëheqës i KB Drita nga Gjilani, tashti besohet se Drita do të ketë më shumë suksese në luftën për mbijetesë.
Deri më tashti, ekipi gjilanas është përforcuar edhe me dy amerikanë të tjerë, që të dy lojtarë fundorë, Obinna Agomo dhe Craig Blackmon. Pikërisht ky i fundit ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes që Drita e zhvilloi në Vushtrri, ku ishte mysafire e Trepçës dhe pësoi me rezultat mbi 20 pikë koshdallim.
Përforcimi më i ri i Dritës, Brandon Shingles, deri më tashti ka qenë pjesë e ekipit Magdeburg e Aschersleben në Gjermani e ai kishte luajtur edhe në ekipin Surrey Heat në Britani të Madhe.
Ndeshjen e radhës, KB Drita do ta zhvilloj kundër Sigkos Bashkimit, e cila do të zhvillohet këtë të diele me fillim në ora 19 e ku për herë të parë do paraqitet edhe përforcimi më i ri, Brandon Shingles. /rajonipress/