RCCOLA

Drita nuk ka të ndalur, sjell futbollistin nga Tetova

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Tek skuadra e Dritës nuk ka ditë që nuk ka ndonj risi, së pari nga kampi i “bardh e kaltërve” të Dritës është larguar futbollisti mesfushor i Prishtinës Qëndrim Sejdiu, i cili për shkaqe familjare është detyruar të rikthehet në Prishtinë.

Zyrtarët e Dritës nuk rrinë duarkryq, me të shpejtë kontaktojnë me futbollistin nga Tetova Artan Jonuzi, i cili gjerë më tani ka mbrojtur ngjyrat e Shkëndisë nga ky qytet.

18-të vjeqari është sulmues krahu, duke u konsideruar si talent i madh i futbollit.

Uji Dea

Koordinatori i Dritës Fisnik Kërqeli, lidhur me sjelljen e futbollistit nga Tetova, për rajonipress tha se kemi të bëjmë me një futbollist të talentuar. “Kemi gjetur gjuhë të përbashkët me klubin nga Tetova, dhe brenda disa orëve do të nënshkruajmë kontratën me këtë futbollist”

Kurse lidhur me largimin e Qëndrim Sejdiut nga Drita, Kërqeli shpjegon se Sejdiu u largua vetëm për një arsye, pasi pritet të bëhet baba, dhe ka nevojë të qëndroj pranë familjes së tij. “Sejdiu na është falënderuar për mikpritjen që ju kem afruar gjatë këtyre ditëve, nuk kemi dashur ta pengojmë, pasiqë dihet se familja është e shenjtë “ ka thënë Kërqeli./rajonipress/