RCCOLA

Drita nuk fiton ndaj të fundit në tabelë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shënues: Foniqi ’16, Abazi ’54 – Islamaj ‘5, Fetahaj ’82. Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 500 Shënues: Foniqi ’16, Abazi ’54 – Islamaj ‘5, Fetahaj ’82. Gjyqtarë: M. Ferati, B. Morina, F. Sekiraqa. Kartoni i verdhë: B. Shabani (Drita). Gjilan: Drita – Liria 2:2 (1:1).

Drita: Latifi, Morina, Syla, Cakaj, Tusuni (Ahmeti), Xh. Shabani, Abazi, Ramushi (Hamidi), Foniqi, Rama (Aliu), B. Shabani. Trajner: Arbnor Morina.

Liria: Ruxhi, Mazreku, Dellova, E. Gasgi, Karahoda, Shala (Fetahaj), Rexhaj, Islmaj, Krusha, Q. Gashi (Bytyqi), K. Gashi (Brahimaj) Trajner: Skender Kapra.

Futbollistët e Dritës së Gjilanit nuk kanë arritur më shumë se një barazim kundër skuadrës së fundit në tabelë dhe me këtë barazim definitivisht kanë humbur gjasat për titull dhe tash kanë rrezikuar edhe pozitën e tretë që do të ishte sukses për Dritën në fund të kampionatit.

Vendasit mirë e kanë filluar lojën duke rrezikuar seriozisht portën e mysafirëve që në minutën e 3, ndërsa në pozitë ideale për shënim ka qenë Foniqi që nga 5-6 metra ka goditur mbi portë pas harkimit milimetrik të Abazit nga e majta.

Vetëm dy minuta më vonë, Drita ka pësuar gol nga kundërsulmi i mysafirëve, që mbrojtjen e vendasve e zë të pa organizuar, duke marr një top para 16 metërshit Islamaj dhe i pa penguar godet këndin e poshtëm të majtë të Latifit.

Vendasit në minutën e 16 kanë arritur të barazojnë rezultatin, ndërsa golashënues ishte Foniqi, që mirë është gjendur para portës mysafire, pasi më parë Bujar Shabani së pari me kokë ka goditur horizontalen, ndërsa sulmuesi Foniqi që gjendej afër nuk e kishte të vështir vetëm që topin e kthyer ta drejtoj në portën e zbrazët dhe të barazojë rezultatin në 1:1.

Fundamenti

Në pjesën e dytë vendasit ndeshjen e fillojnë furishëm dhe vetëm pritej që kur do të shënonin dhe këtë e bën në minutën e 54, përmes Abazit të ri, që ka shënuar me kokë nga afërsia pas harkimit të bukur të Bujar Shabanit.

Rastet e Dritës për shënim nuk kanë munguar edhe në vazhdim të ndeshjes, por sulmuesit e Dritës me aksione vetanake dëshironin të shënonin, gjë që në minutën e 82, për lojë neglizhence janë dënuar nga mysafirët të cilët kanë arritur të shfrytëzojnë një gabim të mbrojtës së Dritës, duke ardhur topi deri te Fetahaj që disa çaste më herët ishte inkuadruar në lojë dhe i pa penguar nga askush pranon top mu te vija e 16 metërshit dhe me gjuajtje të saktë dhe precize ka shënuar golin e barazimit.

Vendasit pas pësimit të golit sulmojnë me të gjitha forcat, por pak për shkak të ngutisë, e pak për shkak të mbrojtjes së ngjeshur të mysafirëve rezultati deri në fund mbetet i pa ndryshuar.

Thanë pas ndeshjes:

Arbnor Morina, kryetrajner i Dritës: Nuk e merituam të fitojmë këtë ndeshje pasi lojtarët e mi e nënçmuan kundërshtarin. Gjatë tërë javës jemi munduar ti motivojmë lojtarët për këtë ndeshje që të kenë një çasje më serioze dhe kjo nuk është përfillur nga lojtarët, andaj po e përsërisë se nuk e kemi merituar për të fituar këtë ndeshje.

Skender Kapra, kryetrajner i Lirisë: Kushtet ideale për lojë dhe loja korrekte e skuadrës së Dritës na lejuan të zhvillojmë një ndeshje të bukur. Edhe kësaj radhe është treguar se Liria ka lojë të mirë, por po mungojnë rezultatet. I përgëzoj lojtarët e mi për angazhimin e treguar në këtë ndeshje./rajonipress/