ARKATANA

Drita nis kampionatin me fitore kundër Hysit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shënues: Përparim Osmani ’42, Ramushi ’45 – Labinot Osmani ‘3

Ende pa u ulur në tribuna shikuesit, mysafirët shënojnë gol përmes sulmuesit Osmani, që bukur më herët ishte shërbyer nga Hajdari, që nuk e kishte të vështirë të shënoj nga afërsia.

Mysafirët kishin rast të mirë për shënim në minutën 37, kur Osmani i ik një pozicioni jashtë loje, duke dal i vetmuar para portierit Latifi, por për fat të këtij të fundit topi i goditur nga sulmuesi mysafir dëbohet jashtë vijës fundore nga këmba e Latifit.

Minuta e 42 dhe 45 ishte fatale për mysafirët pasi nga dy kundërsulme pësojnë dy gola. Së pari Syla kalon tërë mbrojtjen e mysafirëve, gjuan në drejtim të portës, portieri mysafir arrin vetëm për shkurtazi ta dëboj topin deri te Përparim Osmani, që nga afërsia shënon gol.

Kur kishte kaluar koha shtesë e ndeshjes, Ramushi pranon top brenda rreptësisë, godet me të paren pa pritur dhe godet këndin e epërm të portierit Ademi.
Gjysmëloja e dytë kalon më shumë në pronësi të topin nga ana e mysafirëve, që mundohen të shënojnë, por as vendasit nuk ishin inferior duke tentuar të shënojnë nga kundërzbritjet.

Megjithatë në minutën e 68, vendasit dëmtohen nga gjyqtari Kelmendi për një penallti, pasi Abazi ndalet nga një mbrojtës vendas tashmë kur ishte i vetmuar para portierit Ademi.

Në kohën shtesë mysafirët dy herë kanë rrezikuar seriozisht vendasit dhe vetëm fati i ka shpëtuar futbollistët e Dritës. Së pari Osmani nga 3-4 metra gjuan mbi portë, ndërsa në aksionin e radhës edhe Hajdari nga afërsia me kokë gjuan pranë portës.

Fundamenti

Thanë pas ndeshjes:

Arbnor Morina (Drita): “ Siç e kishim paramenduar se do të ishte një lojë e vështir edhe ashtu doli. Pranuam gol shumë herët dhe minutat e para dhe assesi nuk arritëm të këndellemi. Në përfundim të pjesës së parë shënuam dy gola të shpejtë që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar. Uroj futbollistët e mi për angazhim”.

Hysni Maxhuni (Hysi) “ Ishte ndeshje korrekte nga dy palët. Nuk arritëm të shënojmë në pjesën e parë nga rastet ideale që patëm dhe kjo na u hakmor në fund. Vendasve iu uroj fitoren”

Drita – Hysi 2:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues: 700. Gjyqtarë:Idriz Kelmendi, Safet Berisha, Nazim Ibrahimi Shënues: Kartoni i verdhë: Xh. Shabani, Syla – Binishi, Emini

Drita: Latifi, Osmani,)Abazi), Xhika, Caka, Syla, Rama, B. Shabani,(Aliu), Sermaxhaj, Morina, Xh. Shabani, Ramushi (Bejtullahu).

Hysi: Ademi, Qitaku, Jashanica, Kadriu, Binishi (Neziri), Zeqiri, Zeneli (Zyllfallari), Emini, Zhdrella (Idrizi), Hajdari, Osmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.