UBT

Drita mund në miqësore kampionin e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan-(Volejboll). Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, ka mundur ekipin kampion të Shqipërisë Minatori nga Rësheni, me rezultat 2:1 në sete (28:26, 14:25, 25: 20).

Të dy ekipet kanë pasur paraqitje të shkëlqyeshme, por vashat e Dritës që janë në fazën finale të përfundimtares, treguan përqendrim më të madh dhe përgatitje të lartë fizike. Në kuadër të ndeshjeve kontrolluese, këtë të shtunë në Gjilan do të qëndrojë edhe kampioni i Maqedonisë në volejboll, i cili do t’i mas forcat me ekipin e Dritës dhe atë të Minatorit.

Drita ngadhënjeu bindshëm edhe ndaj Kastriotit

KV Drita nga Gjilani me rezultat të pastër 3:0 ka ngadhënjyer edhe në gjysmëfinalen e parë ndaj Kastriotit nga Ferizaj. Volejbollistet e Dritës, që bindshëm ishin të parat edhe në garat e rregullta të kampionatit, janë në formë shumë të mirë dhe siç ka theksuar Lorik Iliazi, kryetrajner i KV Drita, sivjet synim parësor e kanë titullin e kampionit.

KKVITI

Ai ka thënë se pret fitoren e radhës ndaj Kastriotit dhe përballjen në finale me njërën nga dy skuadrat e kryeqytetit.

Palestra e Sporteve në Gjilan. Shikues: 100. Gjyqtarë: Idriz Berisha.

Drita: Shkodra-Bislimi, Berisha, Hasani, Maksuti, Blloku, Xheka, Sadiku, Ibrahimi, Llapashtica.
Trajner: Lorik Iliazi.
Minatori: Tuci, Prenga, Bici, Braho, Harxhi, Përxhetani, Matoshi, Dërvishi.
Trajner: Hasan Gurabardhi./rajonipress/.