Drita me vështirësi shijon fitoren e parë
Gjilan – Futbollistët e Dritës u deshtë shumë të djersitën për të arkëtuar tri pikët e para në Superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur skuadrën mjaftë të mirë të Istogut me rezultat minimal 1-0 duke arkëtuar tri pikët e para në tabelën e klasifikimit.
Futbollistët e Dritës shumë lehtë kanë mundur në minutën e 2 të kalojnë në epërsi, kur Shabani pasi një harkimi të mirë nga 25 metra gjen Guraziun e vetmuar, por ky i fundit ngatërrohet me top duke lëshuar këtë rast të volitshëm.
Në minutën e 10 mysafirët nga Istogu organizojnë një sulm të rrezikshëm, Morina gjuan me kokë në portën e zbrazët të Dritës, por në momentin e fundit Cakaj shpëton portën e tij duke dëbuar topin me kokë jashtë vijës fundore.
Në minutën e 17-të M. Limani bukur gjuan nga 16 metra, topi devijohet nga mbrojtësi mysafir Syla duke përfunduar mbi shtyllën e portierit të tij Valmir Hajrizaj.
Në pjesën e dytë futbollistët e Dritës kërkonin golin e epërsisë, por kurrsesi nuk gjenin rrugën e portës së Istogut.
Mysafirët ne minutën e 53 për pak sa nuk kalojnë në epërsi, kur Egzon Gashi gjuan nga 16 metra por Latifi portieri i Dritës me mundë të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.
Golin e fitores i cili ishte edhe vendimtarë në këtë ballafaqim u arritë në minutën e 62-të, pasë kombinimeve të shumta Ardian Limani bukur gjen bashkëlojtarin e tij Almedin Muratin, i cili me kokë nga 8 metra gjen këndin e epërm të portierit mysafirë duke vulosur fatin e këtij takimi.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës Bekim Isufi deklaroi:”Ishte një ndeshje shumë e vështirë, skuadra mysafire tregoi lojë të hapur, ne e deshëm më shumë fitoren këto pikë ishin më së të nevojshme për takimet e ardhshme, futbollistët e mijë u ndëshkuan në të shumtën e rasteve pa nevojë nga arbitri i këtij takimi”.
Nga tabori i Istogut nuk deshi askush të prononcohet.
Stadiumi i qytetit Gjilan
Shikues- 1000
Kartona të verdhë – A.Limani, Cakaj, Krasniqi, M.Limani, Murati, Qerkini (Drita) Mazrekaj(Istogu)
Gjyqëtar- Hajriz Hajdari (Drenas), Driton Preniqi(Kastriot), Imran Kabashi (Mitrovicë), Isak Ceroviku(Mitrovicë)
Golashënues – 62 min. Almedin Murati
Drita – Latifi, Hashani, A.Limani, Cakaj, Qerkini, (Krasniqi), Kastrati(Ajdari), Guraziu(Haliti), Ramadani, Shabani, M.Limani, Murati
Istogu– Hajrizaj, Morina, Kastrati(Mazrekaj), Rama, Syla , Duraku, (Bajramaj), K,Gashi, F.Gashi (Nuza), D.Gashi, Bruqi, E.Gashi./rajonipress/


