ARKATANA

Drita me barazim e fillon stinorin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 700 Gjyqtarë: I. Shuleta, S. Berisha, B. Rama. Kartoni i verdhë: Murati (Drita) – Zhara, Nallbani (Besa). Kartoni i kuq. Baxhuku (pas dy të verdhëve). Drita – Besa 0:0 (0:0).

Drita: Latifi, Ahmeti, Hasani, Syla, Baxhaku, B. Shabani, Berisha (Rexhepi), Ramushi (Cana), Kelmendi, Xh. Shabani, Aliu (Murati)

Besa: Bytyqi, Iberdemaj, F. Papuqi, Fi. Papuqi, Zhara, Nallbani, Miftaraj (Gashi), Duraku (Maloku), Qora, Zeka (Shabotiq), Volshi

Futbollistët e Dritës me barazim e kanë filluar stinorin e ri, duke luajtur pa gola para shikuesve të tyre kundër skuadrës së Besës nga Peja. Edhe përkundër dominimit të vendasve, Drita nuk arriti që për 90 minuta të shënojë gol, pasi shihej qartë se vendasit nuk patën sulmues tipik që do të shënonte gol.

Deri në minutën e 15, loja është zhvilluar në mesin e fushës pa ndonjë rast të volitshëm. Rasti i parë për shënim nga vendasit është paraqitur për Shqipërim Kelmendin, i cili nga gjuajtja e lirë për pak nuk ka shënuar duke shkuar topi për disa centimetra mbi portë.

Në minutën e 20, Kelmendi nga e majta bukur ka harkuar në zonë, por ishin sulmuesit e Dritës, respektivisht Ramushi e Shabani që pengohen ndërmjet veti dhe ky rast ideal shkon në pakthim.

Në pjesën e parë Drita ka krijuar edhe një rast të volitshëm për shënim, kur nga gjuajta e lirë Kelmendi mjeshtërisht ka gjuajtur në drejtim të portës atu ku bashkohen vertikalja dhe horizontalja, por Bytyqi me përvojë prek për aq topin sa ta largoj mbi portën e tij.

Mobi Casa

Pjesën e dytë Besa më mirë e ka filluar duke krijuar dy raste të mira për shënim brenda pesë minutave. Së pari në minutën e 53, Duraku nga gjuajtja e lirë godet mbi tërthorësen, derisa në minutën e 57, shohim një kombinim ndërmjet Zekës, Durakut e Vokshit, derisa ky i fundit nga një pozitë ballore dhe i vetmuar gjuan drejtë në portierin Latifi.

Në minutën e 70, Drita ka mbetur më një lojtar më pak në fushë, pasi Baxhuku ndëshkohet edhe me kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht me të kuqin, gjë që ka vështirësuar edhe më shumë aspiratat e Dritës që këtë ndeshje ta përfundojë me fitore.

Në minutën e 74, shohim rastin e fundit në këtë ndeshje për Dritën, ndërsa ishte Xh. Shabani që me kokë ka gjuajtur bukur, por veterani në portën e Besës reagon bukur duke hedhur topin mbi portën e tij.

Thanë pas ndeshjes:

Musa Selimi, kryetrajner i Dritës: E kemi ditur se kemi të bëjmë me një ekip të fortë dhe që vështirë është për t’u mposhtur një skuadër me përvojë siç është Besa. Edhe përkundër shumë rasteve nuk arritëm të shënojmë. Besa gjatë tërë ndeshjen ka simoluar dhe ka bërë që loja të mos ketë ritmin e saj. Jam i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e Dritës.

Miftar Rama, kryetrajner i Besës: Kemi pas shumë telashe në komponimin e skuadrës pasi edhe përgatitjet i kemi filluar vonë. Ne patëm rastet tona por nuk arritëm të shfrytëzojmë ato. Me një pikë jam i kënaqur derisa vendasit i falënderoj për mikpritje./rajonipress/