UBT

Drita luan baras me “Ramiz Sadikun”, prek finalen me Llapin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në ndeshjen e kthimit për Kupën e Kosovës Drita ka barazuar me R, Sadikun në Prishtinë me rezultat 2-2 ndërsa në ndeshjen e parë në Gjilan e kishte mposhtur me rezultat 3-0.

Futbollistët e Dritës u angazhuan në këtë përballje e cila ishte më tepër formale
sa për ta kryer një obligim të ndeshjes megjithatë vendasit treguan lojë të mirë duke udhëhequr gjerë në minutën e 86 me rezultat 2-0.

Vendasit kalojnë në epërsi me 1-0 në minutën e 51 Armend Misini nga pika e bardhë mposht portierin Rexhepin.

Në minutën e 66 pas një kundërsulmi të shpejtë Granit Musa shënon gol të bukur për 2-0.

Futbollistët e Dritës krejt në fund të ndeshjes arritën të barazojnë duke shënuar dy gola për 5 minuta.

FITORJA

Në minutën e 86 Ardit Tahiri arrin të ngushton rezultatin në 2-1 ndërsa pesë minuta më vonë Almir Kryeziu barazon në 2-2.

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu pas 90 minutave të kësaj ndeshje ka deklaruar:

“Futbolli është kështu. Në momentin që e neglizhon, mund të ndëshkohesh. Kishim rezultat pozitiv dhe kishim lojtarë me kartonë. Ata nuk i rrezikuam pasi dëshiruam t’i kishim në finale. Gjithçka u stabilizua në momentin që u futën të gjithë dhe patëm kontrollë. Shkoi mirë, ndërsa i uroj lojtarët e mi për këtë finale. Por, ne e kemi edhe një ndeshje për ta arritur qëllimin”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Ardian Nuhiu.

Drita në finale ballafaqohet me Llapin në finale pasi kjo e fundit e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2-0 ndërsa në ndeshjen e parë Prishtina kishte ngadhënjyer me rezultat 2-1./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.