UBT

Drita kurrë më afër fitores kundër Prishtinës

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Drita edhe në ndeshjen e tretë para shikuesve të saj nuk ka arritur të shënoj fitore edhe përkundër epërsisë së hershme dhe se në pjesën më të madhe të lojës luajti me një lojtar më shumë në fushë pas përjashtimit të Miftarit në minutën e 38.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: mbi 6000. Shënues: Pajaziti ‘5 (Drita) – Kelmendi ’78 (Prishtina). Gjyqtarë: B. Fejzullahu, A. Ejupi, M. Aliu. Kartoni i verdhë: Syla, Canaj (Drita) – Berisha, Thaçi, Begolli (Prishtina).Kartoni i kuq: Miftari (Prishtina). Drita – Prishtina 1:1 (1:0)

Drita: Latifi, Ahmeti, Hasani, Pajaziti (Canaj), Syla, B. Shabani, Berisha, Ramushi (Aliu), Kelmendi (Jashari), Xh. Shabani, Limani.

Prishtina: Mushica, Thaçi, Berisha, Miftari, Kuka, Malaj, A. Ahmeti, B. Ahmeti (Haxhaj), Jahaj (Begolli), Llumnica, Latifi (Kelmendi).

Drita edhe në ndeshjen e tretë para shikuesve të saj nuk ka arritur të shënoj fitore edhe përkundër epërsisë së hershme dhe se në pjesën më të madhe të lojës luajti me një lojtar më shumë në fushë pas përjashtimit të Miftarit në minutën e 38.

Atmosfera e krijuar gatë 90 minutave nga ana e simpatizuesve të Dritës që në këtë ndeshje ishte mbi 6000, i dhanë fuqi vendasve që qysh në fillim të shënojnë gol përmes sulmuesit Pajaziti që bukur është gjendur para portës së Mushicës, pas harkimit të Xh Shabanit në zonë, topi kalon në këmbët e disa futbollistëve që ishin para portës dhe në fund vije deri te Pajaziti që nga afërsia ka shënuar për epërsinë e Dritës.

Deri në minutën e 21, loja është zhvilluar në mesin e fushës me sulme të rralla si nga skuadra vendase, poashtu nga skuadra mysafire, ndërsa në këtë minutë, Latifi nga gjuajtja e lirë ka goditur për disa centimetra mbi portë. Drita lehtë ka mundur të shënoj në minutën e 26, pasi që Pajaziti bukur shërbehet nga Xh. Shabani, del i vetmuar para Mushicës dhe në vend se ta gjej të vetmuar Ramushin e lirë te pika e penalltisë, godet drejt në portierin Mushica.

KKVITI

Në minutën e 38, Prishtina ka mbetur pa një lojtar në fushë, pasi që Miftari ka ndalur Limanin nga mbrapa atëherë kur bëhej gati për të gjuajtur në portë i vetmuar vetëm disa centimetra para vijës së 16 metërshit, gjë që nuk i mbeti tjetër gjyqtarit Fejzullahu ta përjashtoj Miftarin si lojtar i fundit.

Pjesa e dytë ka qenë më e zbehët se e para. Pasi Drita ishte e kënaqur me rezultat, derisa mysafirët me një lojtar më pak në fushë me kundërsulme tentonin të shënojnë gol.Në minutën e 78 Prishtina ka arritur të shënoj përmes zëvendësuesit Kelmendi që bukur është shërbyer nga Begolli, del i vetmuar para Latifit dhe me mjeshtri ka shënuar në këndin e poshtëm të majtë të Latifit.

Para shënimit të golit dy skuadrat patën nga një rast ideal për shënim. Në minutën e 57 Ahmeti i mysafirëve ka goditur horizontalen, ndërsa tek vendasit zëvendësuesi Canaj që sapo ishte inkuadruar në lojë ka dal i vetmuar para Mushicës, ka arritur ta kaloj, topi i ik nga posedimi, arrinë të gjuaj, por Mushica në momentet e fundit kthehet dhe e pret këtë top.

Thanë pas ndeshjes:

Musa Selimi, kryetrajner i Dritës: Po na përcjellin barazimet edhe përkundër se po zhvillojmë lojë të mira. Presioni ndaj kundërshtarit gjatë 90 minutave ishte prezent, por rastet e krijuara nuk po shfrytëzohen nga sulmuesit tanë, derisa pas një pakujdesie të mbrojtjes pranuam gol. Mëkat që nuk shënuam fitore dhe t’i gëzojmë simpatizuesit e Dritës që sot ishin në numër të madh.

Afrim Toverlani, kryetrajner i Prishtinës: Së pari i falënderoj Dritën për prite të përzemërt dhe për futboll të pastër gjatë gjithë 90 minutave. Luajtëm pjesën më të madhe me në lojtar më pak dhe në fund barazimi mendoj se është epilogu real. Kemi mundur të shënojmë fitore sidomos në fund të ndeshjes, por edhe kemi mundur të humbim./rajonipress/