Uji Dea

Drita humb, Hysi i ik rënies nga liga

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shënues: Fidan Ademaj në minutën 30. Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 150. Gjyqtarë: K. Vula, F. Berisha, B. Këpuska, E. Janjevaliu. Shënues: Ademaj 30’. Kartoni i verdhë: Ramadani, Cakaj – Islami, Livoreka. Drita – Hysi 0:1 (0:1).

Drita: Latifi, Ramadani, Limani, Tusuni (Cakaj), Baxhuku, Abazi, Sopa, G. Aliu, Fazliji (Osmani), S. Aliu (Rama).

Hysi: Ademi, Islami, Tahiri, Idrizi, Jashanica, Prekopuca, Berisha, Ademaj, Zhdrella (Livoreka), Zurfallari (Hajdini), Hajdari (Çitaku).

Ekipi i Hysit mori pikët e shpëtimit, në një ballafaqim të luajtur këtë të diele në Gjilan, ku përballë pati ekipin e përgjysmuar të Dritës. Te vendasit kanë munguar shumë lojtarë nga përbërja e parë, kurse ballafaqimi në pjesën më të madhe të lojës ishte pa raste të mira shënimi e me lojë kryesisht në mesin e fushës.

Pas disa rasteve të huqura, në minutën 9, Granit Aliu e ka dhënë një gjuajtje mjaft të fortë, por edhe jo të saktë, andaj topi shkoi jashtë.

Mysafirët patën një rast të mirë dhe atë e realizuan. Në minutën 30, Ademaj dha një gjuajtje të fortë nga largësia dhe ajo ishte e saktë e portieri vendas u përpoq që të pengoj topin që po futej në rrjetë, por dështoi, ngase topi gjeti anën e majtë të pambrojtur të tij.

UBT

Vendasit mundën të barazojnë në minutën e fundit të pjesë së parë, por gjuajtjen e Abazit nga largësi, shumë mirë e pengoi portieri mysafir Ademi, që dërgoi topin mbi portë.

Në pjesën e dytë të lojës, nga asnjëra anë nuk pati raste. Në këtë pjesë një ngjarje që vlen të veçohet ishte kthimi në lojë i Përparim Osmanit, i cili ka pauzuar nga muaji tetor i vitit të kaluar, kur kishte thyer këmbën.

Thanë pas ndeshjes:

Arbnor Morina (Drita): “Pati bujë të madhe se loja është e kurdisur, por ata që ishin të pranishëm e panë se të gjitha ato pohime ranë në ujë, sepse lojtarët e rinj të Dritës treguan lojë shumë të mirë. Një gabim na kushtoi e ne patëm raste, por nuk i shfrytëzuam“.

Fadil Ademi (Hysi): “Kemi ardhur për të fituar në Gjilan dhe ia kemi arritur qëllimit. Vetëm fitorja na kryente punë e atë e arritëm kundër Dritës, që ishte ekip pa motiv ngase nuk lufton as për titull e as për mbijetesë. Lojtarët e mi u angazhuan dhe me meritë fituan“/ rajonipress/