RCCOLA

Drita gjatë shtatzënisë ndikon në sytë e foshnjës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Drita, e cila kalon përmes trupit në mitër, sipas shkencëtarëve amerikanë, luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e syve të foshnjës.

Studimi i botuar në revistën ‘Nature’ ka treguar se minjtë, që gjatë shtatzënisë shumicën e kohës e kishin kaluar në errësirë, kishin lindur të vegjlit me sy jo të zhvilluar. Studimi ka vërtetuar se nevojitet dritë, në mënyrë që të kontrollohet rritje e qelizave të gjakut në sy.

Hidromorava

Shkencëtarët nga universiteti në San Francisko nga spitali i fëmijëve besojnë se drita, e cila depërton përmes trupit, mund të ndikojë në zhvillimin e syve, së paku tek minjtë. Në kushtet normale, formohet një rrjetë e enëve të gjakut e njohur si sistemi i lumit të gjakut, që ushqen retinën me t’u formuar ajo.

Hulumtimet kanë treguar se drita tek minjtë aktivizon proteinën melaopsinë, e cila rregullon dhe orën biologjike, por nuk dihet nëse ky proces zhvillohet edhe tek njerëzit. /Telegrafi/