ARKATANA

Drita, flet për uraganin Sandy

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shqiptarja e popullarizuar në SHBA, Drita D’Avanzo, është prekur shumë emocionalisht nga uragani Sandy, që goditi Staten Island rreth dy javë më parë, me një forcë të tillë që la fqinjë të shumtë të saj pastrehë, duke shkatërruar pronat e tyre.

Në një intervistë për VH1, ajo është shfaqur e përlotur dhe e zemëruar njëkohësisht, kur ka rikujtuar gjithçka që ata kanë humbur.

Drita ka theksuar se sa e rëndësishme është që tu dilet në ndihmë atyre, për të tejkaluar gjendjen e rëndë.Kjo është arsyeja pse ajo ka organizuar disa aktivitete bëmirëse për mbledhje fondesh në Nju Jork.

Mobi Casa

D’Avanzo ka folur edhe rreth ngjarjes që ishte keqinterpretuar nga mediat, kur ajo dhe ekipi i xhirimeve të “Mob wives”, u shfaqen në Staten Island, pak pas uraganit.
Fillimisht u raportua se shumë vullnetarë të pranishëm, e kanë parë si të papërshtatshëm faktin që ajo dëshironte të përfitojë nga një situatë e tillë e trishtueshme, vetëm për shikueshmërinë e shfaqjes së saj.

“Unë u merzita kur lexova diçka të tillë,” ka thënë Drita, duke shtuar se ngjarja nuk ishte absolutisht ashtu siç u transmetua nga mediat.

Ajo ka thënë se një përjetim i tillë u ka ndihmuar të gjitha pjesëmarrëseve në “Mob Wives” që të afrohen me njëra tjeterën, duke lënë anash dallimet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.