Drita fiton në sekondat e fundit
Gjilan -Basketbollistët e Dritës kanë shënuar fitore në sekondat e fundit të ndeshjes, duke mundur skuadrën e Trepçës, e cila në këtë ndeshje ka pasur paraqitje të mirë. Takimi që nga minuta e parë, e deri në sekondat e fundit ka qenë e paqartë, për të ndërruar epërsia e skuadrave herë në të mirë të Dritës e herë në të mirë të Trepçës.
Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 1000. Gjyqtarë: F. Kurshumlija, Xh. Mumini, F. Ramadani. Vëzhgues: N. Lepaja . Pesë gabime: F. Mehmeti, Sylejmani (Drita) – Lacy (Trepça).
Drita: Fazliu, A. Mehmeti, Aliu 2, Taylor 25, akuti, Cheeks 6, Sylejmani 10, Baraliu, Dushica 8, F. Mehmeti 4, Mincey 16, Ëilson 17. Trajner Arben Bislimi.
Trepça: A. Tahiri 2, I. Tahiri, Haxhiu 6, Brown 16, Prekazi, Azemi 8, Asllani, Gashi 7, Lacy 13, Goof 23, Hanxhiq 7, Basha. Trajner Izrael Martin.
Drita – Trepça 88:84 (23:17, 20:27, 21:27, 24:13)
Basketbollistët e Dritës kanë shënuar fitore në sekondat e fundit të ndeshjes, duke mundur skuadrën e Trepçës, e cila në këtë ndeshje ka pasur paraqitje të mirë. Takimi që nga minuta e parë, e deri në sekondat e fundit ka qenë e paqartë, për të ndërruar epërsia e skuadrave herë në të mirë të Dritës e herë në të mirë të Trepçës.
Çereku i parë ka qenë i barabartë dhe vetëm në fund Drita ka arritur të shënojë disa pikë radhazi për të përfunduar këtë çerek me epërsi prej gjashtë pikëve.
Në çerekun e dytë mysafirët me mbrojtje të fortë dhe aksione të zgjatura, kanë qenë më të sigurt dhe ngadalë kanë barazuar fillimisht rezultatin, e pastaj edhe për të kaluar në epërsi prej disa pikëve, por ishte skuadra e Dritës që përsëri në fund ngjeshin radhët dhe me disa pikë radhazi zvogëlojnë epërsinë në vetëm një pikë, për të shkuar në pushim me rezultat 43:44.
Edhe çereku i tretë ka qenë interesant deri një minutë para përfundimit te rezultati 64:65, ku gjyqtarët, F. Mehmetit i japin gabim të qëllimshëm dhe i cili nuk është pajtuar me një vendim të tillë duke reaguar ashpër, derisa edhe simpatizuesit të pa kënaqur kanë hedhur gjësende në fushë në drejtim të gjyqtarëve, të cilët ndërprenë lojën për më shumë se 15 minuta për të marrë vendim se çka të bëjnë më tutje.
Ky pushim ka ndikuar negativisht te lojtarët e Dritës, të cilët pësuan disa pikë radhazi dhe ky çerek përfundon me shtatë pikë dallim në të mirë të mysafirëve.
Çereku i fundit ka qenë kaptin në veti sa i përket basketbollistëve të Dritës. Në mesin e çerekut të fundit, vendasit veç ishin dorëzuar, pasi mysafirët kontrollonin rezultatin, por ishin simpatizuesit e Dritës që me animin e tyre, i kthejnë në lojë basketbollistët e tyre, të cilët fillimisht barazojnë rezultatin, e pastaj në minutën e fundit shënojnë edhe katër pikët vendimtare, ndërsa heroi i këtij takimi pa dyshim ishte Travis Taylor, që dy herë radhazi kërcen nën koshin mysafirë, për të marrë topin dhe duke shënuar pas heqjeve të basketbollistëve të tjerë të Dritës.
Lojtari që më së tepërmi është dalluar me lojë dhe me shënimin e pikëve pa dyshim ka qenë Travis Tayor, derisa tek mysafirët ka qenë Goof që ka shënuar 23 pikë.
Thanë pas ndeshjes:
Arben Bislimi, trajner i Dritës: Çelësi i fitores sonë në këtë ndeshja ka qenë angazhimi dhe mbrojta e fortë që aplikuam gjatë tre minutave të fundit. Ndeshja ka qenë e barabartë dhe vetëm përqendrimi ynë në fund na ka mundësuar të shënojmë fitore. I përgëzoj lojtarët e mi për angazhimin e treguar në këtë takim.
Izrael Martin, trajner i Trepçës: Kemi lojtarë të rinj në skuadër dhe ende nuk kemi arritur të komponohemi sa duhet. Trepça në këtë ndeshje më shumë ka luajtur lojë individuale se sa lojë kolektive dhe unë si trajner i kësaj skuadra gjatë ditëve në vijim do të mundohem ta eliminoj këtë lojë. Drita më shumë e deshi fitoren dhe në fund e arriti./rajonipress/


