Eko Higjiena

Drita është “stabile”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ismajl Rashiti drejtor në KF Drita tha se nuk ka asnjë njohuri që dikush nga kryesia të ketë dhënë dorëheqje. Saqip Shala tha se është vetëm donator i klubit dhe nuk është fare në kryesi.

Nuk ka asnjë lëvizje dhe as përplasje brenda klubit futbollistik Drita. Ismajl Rashiti drejtor në këtë klub tha për rajonipress se nuk janë të vërteta spekulimet se një pjesë e kryesisë ka dhënë dorëheqje. “Drita është stabile dhe do të vazhdojë të punojë me këtë tempo. Unë nuk kam asgjë me shkrim nga asnjëri anëtar i kryesisë” tha Rashiti.

Rashiti tha se nuk është mbajtur asnjë mbledhje për të parë pakënaqësitë eventuale. “Ne kemi filluar mirë sezonin dhe kërkojë nga të gjithë që të jenë kontributdhënës të këtij progresi e jo përçarës të punës së klubit” tha Rashiti.

Uji Dea

Edhe Arbnor Morina i kontaktuar nga rajonipress tha se nuk ka asnjë njohuri nëse ka pasur ndonjë përplasje në klub. “Vërtet nuk kam asnjë informacion rreth disa spekulimeve që po dëgjoj” tha Morina.

Ndërkaq Saqip Shala njëri nga donatorët e Dritës tha se ai nuk ka nevojë të jap dorëheqje sepse nuk është pjesë e kryesisë së Dritës. “Unë vetëm jam donatorë dhe nuk kam lidhje me punën organizative brenda klubit “ tha shkurt Shala./rajonipress/