Eko Higjiena

Drita bindëse edhe në lojë edhe në rezultat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Futbollistët e Dritës kanë shënuar tre herë dhe dy herë kanë qëlluar tërthorësen, duke patur paraqitjen më të pëlqyeshme këtë vjeshtë. Drita – Ferizaj 3:0 (1:0). Shënues: Rexhepi 21’ , Berisha 76’, Gashi 90’.

Futbollistët e Dritës kanë shënuar tre herë dhe dy herë kanë qëlluar tërthorësen, duke patur paraqitjen më të pëlqyeshme këtë vjeshtë.

Vendasit, që kanë shënuar fitoren e parë para shikuesve të vet, për herë të parë kanë rrezikuar në minutën 21 nëpërmjet Gashit, i cili ka shërbyer Rexhepin këmbëshpejtë, i cili me urti nga afërsia e ka futur topin në rrjetë.

Në minutën 35, Sermaxhaj nga largësia e ka qëlluar tërthorësen, gjë të cilën e ka bërë edhe Berisha, i cili në minutën 40 sërish dridhi tërthorësen e portës mysafire. Mysafirët dy rastet më të mira i patën në minutën 13, kur Haxhimusa i vetmuar gjuajti drejt në portierin Huruglica, sikurse edhe Istrefi që në fund të pjesës së parë nga 4/5 metra e huqi portën.

Në pjesëlojën e dytë, mysafirët nuk e patën asnjë rast, derisa vendasit shënuan dy herë. Në minutën 76, pas një aksioni të ndërtuar mirë, Limani nga e djathta e shërbeu Berishën e ky nga afërsia e futi topin në rrjetë. Në minutën e fundit të ndeshjes Gashi me një veprim mashtrues për mrekulli gjeti këndin e poshtëm të majtë të portës mysafire.

Thanë pas ndeshjes:

Mobi Casa

Agron Selmani (Drita): “Ishte një lojë me ngarkesë për ne, por rezultati tregon se patëm një lojë shumë të mirë dhe fituam bindshëm”

Naim Sojeva (Ferizaj): “Patëm paraqitje shumë të dobët. Filluam mirë, por nuk qëndruam e pjesën tjetër të lojës e luajtëm dobët, andaj humbëm me rezultat bindës”.

Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues: 600. Gjyqtarë: Baliu- Musolli, Kabashi – Gashi. Shënues: Rexhepi 21’ , Berisha 76’, Gashi 90’. Kartoni i verdhë: Syla, Limani – Çerkini.

Drita: Huruglica, Baxhuku (Rashiti), Tusuni, Syla, Limani, Berisha, Rexhepi (Murati), Kelmendi, Sermaxhaj (Ajdari), Haliti, Gashi.

Ferizaj: Rexhepi, Halimi, Istrefi, Çerkini, Shabani, Idrizi, Ramadani, Bardhi (Hyseni), Kuka, Rusinovci, Haxhimusa. /rajonipress/